Kryeministri i Qipros së Veriut ka dhënë dorëheqjen pasi në internet u publikua një video ku ai duket duke u masturbuar, raporton “The Sun“.
Ersan Saner, 54 vjeç, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, dha dorëheqjen menjëherë pasi video u bë virale në internet. Ai dukej aty duke masturbuar përmes FaceTime, dhe nga ana tjetër ishte një vajzë e re rreth të 20-tave e cila zhvishej teksa bënte striptizëm.
Ersan Saner kishte qenë tashmë nën presion politik pasi Partia e tij UBP u tërhoq nga koalicioni qeveritar, dhe kishte planifikuar të vazhdonte në politikë pas zgjedhjeve të parakohshme, por kjo video i ndryshoi planet.
Pavarësisht pamjeve, Saner e mohoi atë që dukej në video dhe tha se klipi ishte montuar për ta bërë të dukej sikur ai isht duke masturbuar.
Në një deklaratë pas videos virale ai tha: “Unë kam qenë në shënjestër të shpifjeve shumë të rënda me këtë video, produkt i përpunimit me përdorimin maksimal të teknologjisë”.
Ekzistenca e videos u raportua për herë të parë të martën mbrëma në Tëitter nga gazetari turk Erk Adziarer.
Ai i referohej një biznesmeni në veri të ishullit që kontrollohet nga Turqia, i cili dyshohet se zotëronte videon.
Më pas dyshohet se pamjet ranë në duart e një bosi të mafias, quajtur Sedat Peker, i cili sipas raporteve, ka kohë që publikon prova kundër ministrave turq.


