Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjës, Igor Crnadak, ka deklaruar se ky vend nuk po e konsideron mundësinë e njohjes së Kosovës dhe se pozita nuk do të ndryshojë dhe në të ardhmen.
Pikërisht për çështjen e njohjes së Kosovës nga ky vend, anëtari Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Bakir IzetbegoviC ishte kritikuar tejmase nga politikanët në Serbi gjatë nëntorit.
Ai kishte thënë se Bosnja ka dashur ta njohë Kosovën dhe se shpreson që së shpejti ta ndërmarrë një hap të tillë.


