• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BOSI SHQIPTAR DREJTONTE GRUPIN NGA QELIA/ Zbërthehet grupi i trafikut të drogës në Greqi, si u zbuluan
Home
Aktualitet
Kronikë

BOSI SHQIPTAR DREJTONTE GRUPIN NGA QELIA/ Zbërthehet grupi i trafikut të drogës në Greqi, si u zbuluan

18 April, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy të rinj janë arrestuar nga policia greke pasditen e 14 prillit në zonën e Agios Panteleimonas në Athinë, të dyshuar për lidhje me një grup kriminal të mafias shqiptare.

Sipas autoriteteve, bëhet fjalë për një 22-vjeçar të huaj dhe një 19-vjeçar grek, të cilët dyshohet se vepronin me urdhra të një kreu të mafias shqiptare, aktualisht i burgosur në Malandrino. Ky i fundit rezulton i përfshirë edhe në vrasjen e avokatit Michalis Zafeiropoulos në tetor të vitit 2017.

Të rinjtë u ndaluan gjatë një patrullimi rutinë nga efektivët e njësisë DI.AS., pasi u konsideruan të dyshimtë. Gjatë kontrollit, atyre iu gjetën 61 doza kanabisi me peshë totale 89 gramë, të ndara dhe gati për shpërndarje, si dhe 520 euro të dyshuara si të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm.

Më pas, gjatë kontrollit në banesën e 22-vjeçarit nga efektivët e Nëndrejtorisë së Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit në Athinë, u sekuestruan edhe 92 gramë kanabis, dy peshore elektronike precize, një numër i madh pakosh najloni, si dhe një grusht hekuri dhe një thikë palosëse.

Ndërkohë, i njëjti personazh i botës së krimit, që dyshohet se drejtonte aktivitetin e të rinjve, rezulton i përfshirë edhe në një rast të rëndë zhvatjeje në Selanik.

Për këtë çështje, më 17 prill 2026, policia greke arrestoi katër persona, një prej të cilëve i burgosur. Sipas hetimeve, ata i kanë kërkuar një administratori kompanie shumën prej 200 mijë eurosh, duke e kërcënuar me jetë. Pas negociatave, shuma u ul në 100 mijë euro.

Operacioni policor u finalizua gjatë dorëzimit të kontrolluar të 50 mijë eurove, moment në të cilin ndërhynë forcat e policisë dhe arrestuan tre nga autorët, pavarësisht rezistencës së tyre.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan një armë zjarri me 11 fishekë, disa telefona celularë dhe mijëra euro, ndërsa në qelinë e të burgosurit u gjetën gjithashtu telefona dhe një mjet prerës i improvizuar.

Autoritetet greke bëjnë me dije se të arrestuarit kanë precedentë të mëparshëm për vepra të rënda penale, përfshirë vrasje dhe tentativa për vrasje, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit të grupit kriminal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO MBYLLIM NGUSHTICËN E HORMUZIT"/ Trump për deklaratat e Iranit: Nuk do t’i lejojmë të na shantazhojnë
Previous article ZJARRI PRANË PALLATIT TË QSUT/ Banorët e prekur nënshkruajnë një peticion me 10 kërkesa urgjente

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT