• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BOSAT” E TRITOLIT/ Kush janë SHITËSIT me NAM të eksplozivave në SHQIPËRI. Nga depot e firmës në Shkodër…
Home
Breaking News

“BOSAT” E TRITOLIT/ Kush janë SHITËSIT me NAM të eksplozivave në SHQIPËRI. Nga depot e firmës në Shkodër…

1 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tregtia e lëndëve plasëse është një prej mënyrave për të rritur dyshimet sa i përket lidhjeve me grup të ndryshme kriminale në vend.

Blutë e kryeqytetit bëjnë gjithnjë kontrolle të zakonshme lidhur me furnizuesit e lëndëve plasëse (si fishekzjarre, kapsollë, apo edhe më tej që mund të shkojnë në lëndë më të forta si dinamit).

Por ka nga ato biznese të cilat tregtojnë në fshehtësi edhe lëndë tritoli. Këto janë pikërisht edhe rastet që do të trajtojmë më poshtë.

Të gjithë të arrestuarit të cilët kanë tregtuar tritol në fshehtësi, dhe janë kapur nga Policia ALPENews.al jua liston mëposhtë.

Rasti i Parë – Mars 2014

Në vitin 2014 Policia e Shkodrës arrestoi Pëllumb Babasin, si një prej pronarëve të firmës “Babasi COO shpk”.

Në njoftimin e Policisë shkruhej:

Policia e Shkodrës ka arrestuar vëllain e ish-deputetit të PD-së Ndriçim Babasi, Pëllumb Babasi, administrator i firmës “Babasi COO shpk” pasi akuzohet se ka shkelur rregullat mbi tregtimin e lëndëve plasëse, djegëse dhe radioaktive.

Fillimisht policia ndaloi një furgon i cili po transportonte një sasi lënde plasëse të firmës “Babasi” nga Fushë Kruja drejt Pukës. Furgoni që po transportonte një sasi prej 24 kg amonit dhe 100 kapsollë detonatorë u ndalua në Kryebushat të Shkodrës. Më pas iu bë kontrolli në depot e firmës “Babasi”, në Fushë Krujë ku janë gjetur dhe një tjetër sasi lëndësh plasëse, dhe kapsolla detonatore.

Pamje nga operacioni “BABASI COO shpk”

Rasti i Dytë – Shkurt 2016

Operacioni “SALDATORI” u finalizua me sukses me kapjen e dy personave të cilët tregëtonin lëndë plasëse të tipit tritol.

Në njoftimin e Policisë së Durrësit bëhet me dije se dy të rinjtë janë Haxhi Aruçi – 19 vjeç banues në Maminas, dhe Adis Shera – 22 vjeç banues edhe ky në Maminas.

Të dy këta persona u kapën në parkingun e një lokali në zonën e Maminasit, pranë autostradës Tiranë-Durrës, në momentin e daljes nga automjeti i tyre tip “Peugeot” me targa AA 607 ER, në tentativë për të shitur lëndë eksplozive tek persona të identifikuar nga ana e Policisë, për të cilët po punohet për kapjen e tyre.

Rasti i Tretë – Nëntor 2014

4 ushtarakë në detyra të ndryshme u akuzuan nga Prokuroria asokohe për tregëtim dhe përdorim të lëndëve plasëse (tritol dhe eksploziv C4) përgjatë një hetimi që Policia bashkë me Prokurorinë kryen në një operacion.

Ushtrakët të cilët ishin pjesë e shitblerjes së tritolit dhe eksplozivit janë Ilir Dhimo, Pëllumb Daci, Emiledi Taku, Artur Çelo janë të pandehurit, për të cilët prokuroria pretendonte se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë arritur të konsumojnë veprën e mësipërme penale.

Ata u kapën mbrëmjen e 19 majit 2014 në flagrancë duke i shitur një sasi prej 9 kilogramësh eksplozivi qytetarëve me emrin Emiled Taku dhe Artur Çelo.

Rasti i Katërt – Maj 2017

Operacioni “Etalon” ishte një tjetër rast i arrestimeve në Lezhë ku ranë në pranga dy të rinj.

Franko Çinari 21 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe Stavri Kotorri 18 vjeç, banues në Tiranë, djali i një biznesmeni të vrarë katër vite më parë në një atentat në Tiranë pasi janë kapur me 9 mina me telekomandë.

Sekuestrimi i armëve dhe sendeve nga Operacioni “ETALON”

Rasti i Pestë – Maj 2017

Operacioni “SAGA” në Durrës u finalizua me kapjen e 4 të dyshuarve të cilët shisnin sasi të konsiderueshme të lëndëve plasëse. Mes tyre ishte edhe një grua. Të arrestuarit ishin: Vjollca Sorra 42 vjeç; Edmond Demiri, 32 vjeç; Robert Doku, 30 vjeç dhe Viktor Hanaj, 33 vjeç, të katërt banues në Burrel.

Ata tregëtonin gjatë aktivitetit të tyre në disa qytete të vendit. Provat që u morën asokohe ishin: 30 kallëpe e dyshuar si lëndë plasëse eksploziv me peshë rreth 6 kg, 29 copë kapsolla detonatorë ku 13 prej tyre ishin të përgatitura me fitil zjarr përcjellës.

Rasti i Pestë – Korrik 2018

Mëngjesin e sotëm Policia ka arrestuar në flagrancë menaxherin e firmës, shtetasi Agron Kryeziu 28 vjeç, banues në Durrës, ndërsa është është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit  të kompanisë, shtetasi italian  E.B.  43 vjeç.

Mendohet se Kryeziu kryente të gjithë procesin e shitjes së tritolit, ndërsa pronari kryesor i magazinës është një italian.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article James Rodriguez rikuperon pas dëmtimit, do të luajë ndaj Anglisë
Previous article Maradona sërish akuza Ramos: Një lojtar i mirë, por kurrë një lider

g.autor

Postime të ngjashme

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative Aktualitet

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative

ZJARR NË NJË BANESË NË LUSHNJE/ Zjarrfikësit ndërhyjnë për të shuar flakët Aktualitet

ZJARR NË NJË BANESË NË LUSHNJE/ Zjarrfikësit ndërhyjnë për të shuar flakët

E PËSOJNË KEQ/ Kishin kultivuar mbi 1800 bimë kanabis, në pranga babë e bir në Kukës Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Kishin kultivuar mbi 1800 bimë kanabis, në pranga babë e bir në Kukës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT