Kryeministri Edi Rama vizitoi një sipërmarrje të grumbullimit të bimëve medicinale në zonën e Dushnikut, Berat.
Në takimin e tij nuk munguan edhe batutat me sipërmarrësin që ka në pronësi pikën e grumbullimit të bimëve medicinale.
Gjatë fjalës së tij Rama “thumboi” ish kryeministrin Sali Berisha teksa pyeti biznesmenin se a kishte probleme me vizën amerikane, pasi ai eksportonte produktet e tij në vende të ndryshme të botës.
Më herët në seancën e së enjtes në Kuvend, kreu i qeverisë e pyeti Berishën “me dash a e kalon Oqeanin?” duke lënë të kuptohet se ambasada amerikane i ka hequr vizën për në SHBA.
Batutat
Rama: Si je bos?
Sipërmarrësi: Mirë jeni?
Rama: Mos ke ndonjë precedent kriminal se na nxjerrin fotografi bashkë, dënime nuk ke pasur në të kaluarën?
Sipërmarrësi: Jo, jo nuk kam pasur
Sipërmarrësi: Kam 25 vite, kam qenë edhe në panaire, edhe në Amerikë kam qenë gjithmonë edhe…
Rama: Ti me vizat amerikane nuk ke probleme?
Sipërmarrësi: Nuk kam
ERTV Live😊: Dushnik, Berat – Në një sipërmarrje rurale model, ku reflektohet rritja e qëndrueshme e punës dhe fitimit, falë edhe politikave mbështetëse të viteve të fundit🤝
Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 3. Februar 2019


