• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BORXHI 15 MIJË EURO/ Efektivi që plagosi kolegun pranë Akademisë së Sigurisë: Kush më nxori në pritë
Home
Breaking News

BORXHI 15 MIJË EURO/ Efektivi që plagosi kolegun pranë Akademisë së Sigurisë: Kush më nxori në pritë

29 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rreth 15 mijë euro ishte borxhi që vëllai i efektivit të policisë së Lezhës Ndue Ndoj, i kishte 3 personave me origjinë nga Kukësi, të cilët tentua ta merrnin peng mëngjesin e së martës pranë Akademisë së Sigurisë në Sauk.

Kështu u shpreh pas vetëdorëzimit në policinë e Tiranës 25-vjeçari Ndoj. Ai shtoi se gjatë momentit të pengmarrjes, atij i ishte drejtuar pistoleta në kokë nga një prej agresorëve, duke i kërkuar që të hipte në automjetin që e priste te dera e lokalit, fare pranë Akademisë Sigurisë. Por, personi që kishte dalë garant për të nxjerrë Ndojin në pritë ishte kolegu i tij i kursit të vitit të parë për gradën nënkomisar Ervis Murati.

Ky i fundit mbeti i plagosur me një plumb në bark dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës. Nga deklarimet e Ndojit, Murati ishte personi që e kishte thirrur nga kafeneja, ku 25-vjecari po konsumonte me tre kolegë të tjerë të kursit.

Fillimisht efektivi iu bind urdhrave të agresorëve, duke shtuar se ishte i paarmatosur. Në momentin që do të hipte në automjet ia ka rrëmbyer nga dora armën e zjarrit pengmarrësit e më pas ka mbetur i plagosur Murati. Sipas deklarimit të Ndojit, ai ka thënë se nuk kishte si objektiv të qëllonte kolegun e tij 27-vjeçar, pasi arma u shkrep në mënyrë të pavullnetshme.

I vetëdorëzuari Ndoj ka pohuar se pengmarrësit nuk i njeh dhe nuk ka pasur konflikte të mëparshme me ata. Ndërkohë, i plagosuri Murati edhe pse është tentuar të merret në pyetje nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave nuk ka pranuar të flasë për ngjarjen, duke kërkuar që sqarimet e tij t’i jap në një moment të dytë.

Të gjithë studentët që kanë qenë të pranishëm në momentin e konfliktit janë marrë në pyetje nga SHÇBA-ja, ndërsa janë pezulluar nga kursi i vitit të parë të Akademisë së Sigurisë, dy efektivët e policisë, Ndoj dhe të plagosurin Murati./ABC News/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI I TRUKIMEVE PREK KLUBIN E RONALDOS/ Deklaron "Fenomeni": Meqë jemi në fazë hetimesh, çdo gjë...
Previous article PRISHET AUTOBUSI I LIVERPOOL/ Ja çfarë i ndodhi gjatë rrugës në Madrid (FOTO+VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT