• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BORDI I PAQES/ Veteranët e UÇK përgëzojnë Ramën: Faleminderit kryeministër
Home
Rajon

BORDI I PAQES/ Veteranët e UÇK përgëzojnë Ramën: Faleminderit kryeministër

19 February, 2026 s.autor Politikë, Rajon

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë falënderuar sot në 19 shkurt kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, për fjalën e tij të mbajtur në Bordin e Paqes në Uashington, ku gjeti rastin që të ngrejë çështjen e ish-krerëve të UÇK-së, që po gjykohen në Hagë.

“Faleminderit kryeministër Rama”, thuhet në postimin e Organizatës të Luftës së UÇK-së. Faqja zyrtare ka publikuar edhe fjalimin e kreut të qeverisë shqiptare në SHBA.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama sot në Uashington, gjatë Bordit të Paqes për Gazën, foli për gjyqin në Hagë të çlirimtarëve. Ai deklaroi se Gjykata në Hagë është e dështuar.

Gjithashtu, Rama deklaroi se Shqipëria do të kontribuojë për të sjellë paqen në Gaza, duke dërguar trupa në terren, në rajonin e shkatërruar nga lufta.

“Presidenti i Kosovës, që, asokohe, u ndalua të udhëtonte drejt Shtëpisë së Bardhë në mënyrë brutale për të nënshkruar atë marrëveshje, në praninë e presidentit Trump dhe në fakt kjo ishte çfarë u bë nga ai prokuror sikar që përndoqi edhe vetë presidentin Trump dhe për këtë u bë i famshëm botërisht.

Sot, Presidenti i Kosovës ka kaluar gjashtë vjet në një paraburgim nga një gjykate e posaçme në Hagë, e sponsorizuar nga një sërë shtetesh demokratike, disa prej tyre të pranishme dhe këtu dhe që duhet t’u vijë turp nga ajo lloj drejtësie ndërkombëtare. Vetëm javën e kaluar, zoti President, një tjetër prokuror i financuar nga ky vend i madh e tatimpaguesit e tij, kërkoi 45 vjet burgim për të, një kërkesë që shkaktoi një valë tronditëse poshtërimi në të gjithë tërësinë e një vendi paqedashës.

Dhe në këtë moment ka vetëm disa muaj që qëndrojnë midis një njeriu, i cili u ngrit nga qëndresa ndaj spastrimit etnik për t’u shndërruar në një paqebërës dhe një rezultati shkatërrimtar nga një gjykatë që deri tani ka dështuar, në çdo hap t’u përmbahet standardeve të drejtësisë demokratike”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare ka mbështetur vazhdimisht ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë përballjes së tyre me Gjykatën në Hagë. Ai e ka konsideruar drejtësinë ndërkombëtare si të turpshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSJA "EPSTEIN"/ E-mailet zbulojnë se Izraeli menaxhoi sigurinë në ndërtesën e pedofilit
Previous article FJALA E PLOTË NË BORDIN E PAQES/ Rama mbron UÇK para Trump: Thaçi u arrestua nga prokurori që ju përndoqi ju! Zoti President të bëjmë diçka

s.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT