• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BORA E PARË E VITIT/ Zbardhet Kukësi, Hasi e Tropoja (VIDEO)
Home
Ne sytë e të huajve

BORA E PARË E VITIT/ Zbardhet Kukësi, Hasi e Tropoja (VIDEO)

30 November, 2020 s.autor Destinacione, Ne sytë e të huajve

Dimri në Kukës, Has e Tropoje ka “trokitur” sot zyrtarisht. Ndryshimi i temperaturave ka shkaktuar reshjet e para të borës në zonat e larta malore në lartesitë 400 m mbi nivelin e detit.

Lartësia e borës është 1-4 cm. Si rrjedhojë mali i Gjalicës dhe i Koretnikut u zbardhën nga dëbora. Reshjet kanë përfshirë edhe fshatrat e zonës së Shishtavecit.

Reshje bore ka edhe në shpatet malore të segmentit Fushë-Dugagjin të Rrugës së Kombit, e cila nuk paraqet probleme në lëvizjen e automjeteve pasi bora nuk ka krijuar shtresë.

Po kështu është zbardhur dhe mali i Hasit e rrugët nacionale ku lëvizja në këto akse dhe ato bashkiake deri në këto momente, nuk paraqet probleme.

Akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht në të gjithë Qarkun Kukës.

Mjetet dhe forcat janë në gatishmëri, për përballimin e situatave të mundshme nga firmat kontraktore që kanë në performance rrugët nacionale të Qarkut Kukës.

Nga informacionet e marra nga përgjegjësit e Emergjencave Civile të bashkive të qarkut deri tani nuk ka probleme.

Policia Rrugore, iu bën apel qytetarëve që të jenë të pajisur me goma dimërore, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ulin shpejtësinë, me qëllim shmangien e aksidenteve rrugore.

Reshjet e para të borës janë regjistruar edhe në Kosovë . Reshje bore ka në Brezovicë, Sharr të Prizrenit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BRAKTIS" NË MES TË EMISIONIT VËLLEZËRIT VESHAJ/ Enixhel Shkira heq dorë nga spektakli “Binjakët” (FOTO)
Previous article FITORE NË NDER TË MARADONËS/ Napoli shkatërron Romën me fanellën e veçantë me stil argjentinas

s.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT