• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BOOM SHITJESH/ Ribotohet “SARAH” i Alfred Pezës. Tirazhi i parë u përpi brenda pak ditësh
Home
OP-ED

BOOM SHITJESH/ Ribotohet “SARAH” i Alfred Pezës. Tirazhi i parë u përpi brenda pak ditësh

28 October, 2017 Redaktor1 Breaking News, OP-ED

Romani “Sarah” i Alfred Pezës ka vendosur një rekord të ri për botimet shqiptare gjatë vitit 2017. Shtëpia botuese “MAPO Edition” njofton se në mesjavë ka përfunduar së shituri i gjithë tirazhi i parë i hedhur në treg vetëm 2-3 javë më parë dhe është printuar dhe po qarkulon në të gjitha libraritë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, tirazhi i ri i librit që ka pushtuar ekranet dhe faqet e para të gazetave të përditëshme. Pak më parë, emisionet e specializuara radiotelevizive, kishin njoftuar se libri që në ditën e promovimit të tij e deri më sot, qëndron në krye të listës së shitjeve të librave në treg.

Prej disa kohësh, libri ka provokuar vec të tjerash edhe një debat të fortë mes pjesëtarëve të Oborrit Mbretëror shqiptar dhe liderit të legalistëve Sulejman Gjana që përfaqëson vijimësinë politike të Ahmet Zogut, me autorit të librit. Reagime ka patur edhe nga idhtarët e regjimit komunist, pasi një nga personazhet interesantë të librit, është edhe ish udhëheqësi i tyre, diktatori Enver Hoxha.

Me siguri që për shitjet rekord të “Sarah”, ka ndikuar edhe pritja shumë e mirë që i është bërë kësaj vepre letrare edhe nga pena shumë të njohura të artit dhe letrave shqipe si Mimoza Ahmeti, Diana Culi, Klara Kodra, Faslli Haliti, Alda Bardhyli, Monika Shoshori (Stafa), etj.

Romani i zhvendos ngjarjet e tij në Shqipërinë mes dy luftrave botërore, në vitet ’20-30 dhe ku personazhet kryesorë të tij janë Mbreti Zog, Sara Blloshmi mbesa e Ismail Qemalit dhe gruaja më e bukur e Shqipërisë së shekullit XX, Faik Konica, Gjergj Fishta, Enver Hoxha dhe shumë të tjerë, të njohur e të panjohur, personazhe të vërtetë apo të rremë.

Lajmi për boom-in e shitjeve të romanit “Sarah” ka ardhur vetëm pak ditë përpara hapjes së edicionit të XX të Panairit të Librit në Tiranë, që është edhe eventi më i madhe e më i rëndësishëm vjetor i botimeve në gjuhën shqipe. Burimet e shtëpisë botuese të romanit të Pezës, thanë se me rastin e Panairit, do të ketë një ribotim tjetër të këtij libri, që do të pasqyrojë edhe opinionet dhe komentet më të rëndësishme që janë bërë apo që do të bëhen deri atëherë për “Sarah”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ITALI/ 55 vjeçari shqiptar masakron me çekiç të dashurën (FOTO, VIDEO)
Previous article Zyrtare: Gugash Magani jep dorëheqjen nga drejtimi i Teutës

Redaktor1

Postime të ngjashme

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë Aktualitet

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë

VRASJA E POLICIT NË MALIQ/ Kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi Aktualitet

VRASJA E POLICIT NË MALIQ/ Kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

TË SHTËNA GJATË OPERACIONIT POLICOR NË LOZHAN/ Vritet një efektiv dhe plagoset një tjetër Aktualitet

TË SHTËNA GJATË OPERACIONIT POLICOR NË LOZHAN/ Vritet një efektiv dhe plagoset një tjetër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT