• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Bonusi për mjekët, zbardhet rritja e pagës për 18 mijë punonjës shëndetësie
Home
Ekonomi

Bonusi për mjekët, zbardhet rritja e pagës për 18 mijë punonjës shëndetësie

13 November, 2017 k.autor Ekonomi

Prej muajit korrik të vitit që vjen, pagat e mjekëve dhe infermierëve do të rriten me 5 për qind. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, konfirmoi dje shtesën që do të nisë të aplikohet për rreth 18 mijë punonjës shëndetësie. Gjatë diskutimit të projektbuxhetit për vitin 2018 në Kuvend, Manastirliu zbardhi edhe rritjen që do të aplikohet për ata mjekë që do të zgjedhin të punojnë me vullnetin e tyre në spitalet rajonale dhe bashkiake. Rritja me 1 milionë lekë të vjetër, e propozuar më herët, nuk i joshi mjaftueshëm bluzat e bardha.

Dy vite më vonë, qeveria vendos të dyfishojë vlerën e bonusit me qëllimin për të bindur mjekët të transferohen, për të ushtruar profesionin jashtë zonës së banimit. Shifra tunduese, prej 2 deri në 2.5 milionë lekë çdo muaj, do të jetë veç pagës. Në këtë mënyrë, niveli i pagave për këtë kategori do të jetë i njëjtë me atë që aplikohet sot në vendet e Bashkimit Europian.

“Do të ketë një rritje pagash duke filluar nga korriku i 2018-ës. Përfitues të rritjes deri prej 5%, do të jenë rreth 18.000 mjekë dhe infermierë. Për motivimin e dërgimit të mjekëve në këtë zonë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet Ministrisë së Financave do të përdorë skemën e bonuseve, duke rritur skemën e bonusit nga 100 mijë lekë ose 1 milionë lekë të vjetra, në një rritje të konsiderueshme nga 200 mijë deri në 250 mijë lekë në muaj”, tha Manastirliu dje në Komisionin e Shëndetësisë, ku nuk munguan as debatet mbi pamjaftueshmërinë e fondit.

Shqetësimi për mungesën e mjekëve specializantë është ngritur në mënyrë të vazhdueshme vitet e fundit. E gjendur nën këto kushte, qeveria e pa të udhës të dyfishonte bonusin mujor për ata që do të pranonin, që për një periudhë të caktuar kohe, të shërbenin në ato zona ku kishte mangësi. Mbeten për t’u parë efektet që do të sjellë kjo nismë. Për vitin e ardhshëm, buxheti i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale parashikohet të jetë 73 miliardë e 80 milionë lekë.

Nga këto, për Shëndetësinë do të financohen 49 miliardë e 294 milionë lekë ose 2.98% të PBB, ndërsa për Mbrojtjen Sociale do të financohen 23 miliardë 785 milionë e 750 mijë lekë.

Manastirliu prezantoi edhe investimet në përmirësimin e infrastrukturës, ku sipas saj, “vitin e ardhshëm do të financohet fillimi i punimeve për dy spitale të reja brenda QSUT-së: Spitali i Sëmundjeve të Brendshme dhe Spitali i Kirurgjisë së Përgjithshme.

Krahas tyre, do të përfundojë ndërtimi i Maternitetit të Sarandës, rikonstruksioni i maternitetit të Korçës, spitalit të Pediatrisë në Durrës, shërbimit të Urgjencës dhe imazherisë në Elbasan, si dhe një sërë ndërhyrjesh infrastrukturore, ku 260 milionë lekë do t’i akordohen përmirësimit të infrastrukturës së qendrave shëndetësore dhe ambulancave./PANORAMA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 5 çiftet më të mira të horoskopit për vitin 2018
Previous article Këpucë të dimrit që kurrë nuk do të dalin nga moda (Foto)

k.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT