Gjatë prezantimit të buxhetit për vitin 2019, kryeministri Rama dha dhe një “lajm të mirë”. Ai deklaroi se çiftet do të shpërblehen për fëmijët që do të bëjnë. Bëhej fjalët bonus monetar, i cili do të rritet me 8 fish për fëmijën e parë, 16 fish për atë të dytë, si dhe 24 fish për fëmijën e tretë.
Më saktësisht, një çift do të përfitojë 400 mijë lekë të vjetra për fëmijën e parë që do të lindë, 800 mijë lekë të vjetra për të dytin dhe një milionë e 200 mijë lekë të vjetra për fëmijën e tretë. E ndërsa dje, kryeministri sqaroi dhe diçka tjetër, gjë për të cilën shumë persona kishin pikëpyetje.
Si do të kryej pagesa në rastet e binjakëve apo trinjakëve?
Rama tha se në rastin e binjakëve, të dy fëmijët do të konsiderohen si fëmijë i dytë, e po ashtu në rastin e trinjakëve, që do të konsiderohen si fëmijë të tretë. Pra për binjakët do të ketë bonus prej një milionë e 600 mijë të vjetra, e ndërsa për trinjakët, tre milionë e 600 mijë të vjetra.
Cila mund të jetë një ndër shtysat për marrjen e këtij vendimi?
Vitet e fundit, sidomos në 2016-tën shpërthyen akuzat ndaj qeverisë për largimin kryesisht të të rinjve nga vendi. Numri i personave që emigruan në vendet europiane ishte i konsiderueshëm, e ndërsa shumëkush ankohej se e ardhmja në vend nuk është e siguruar, ndaj të rinjtë kanë vendosur për t’u zhvendosur për një jetë më të mirë.
Për këtë fakt kanë reaguar dhe vetë vendet europiane, ku madje së fundmi vendi ynë u paralajmërua se nëse numri i kërkesave për azil nga shtetasit shqiptar kalon 50%, atëherë BE-ja do të detyrohet që të kthejë mbrapsh vendimin e liberalizimit të vizave.
Me këtë vendim qeverie, dhe duke llogaritur që në vend ka akoma shumë familje të cilat jetojnë në kushte shumë të vështira ekonomike, mund të shërbejë si një shtysë për të mos u larguar nga vendi. Kjo gjë sjell po ashtu edhe rritjen e numrit të popullsisë, ku sigurisht duke emigruar e larguar nga vendi, shifrat shkojnë në zbritje.
Ndoshta është diçka e paimagjinueshme, por dalëngadalë ritmet po ecnin në mënyrë të frikshme, që pas viteve 90’, ku numri i popullsisë po vinte në ulje, që e cila pas disa vjetësh mund të sillte dhe asimilimin e kombit tonë.
/AlpeNews.al


