• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BONUSI I QIRASË PËR TË PREKURIT NGA TËRMETI/ Veliaj: Nuk do lejojmë spekulimet në tregun imobilar
Home
Politikë

BONUSI I QIRASË PËR TË PREKURIT NGA TËRMETI/ Veliaj: Nuk do lejojmë spekulimet në tregun imobilar

5 December, 2019 k.autor Politikë

Kreu i Bashkisë Erion Veliaj deklaron se do të monitorohet tregu imobilar në mënyrë që të mos ketë abuzime dhe të shmangen spekulantët. Në fjalën e mbajtur në Këshillin Bashkiak ku u miratua bonusi i qirasë për një vit për 554 familjet e para të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, Veliaj theksoi se Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit do të ketë nën kontroll të gjithë procesin.

“I kam kërkuar Agjencisë sonë të Mbrojtjes së Konsumatorit edhe me porosi të kryeministrit, që do u kërkojmë edhe agjencive të tjera qendrore që merren me çështje të konkurrencës dhe tregut që të mos kemi spekulantë që sigurisht nuk mungojnë në raste të tilla. Rasti është mjaftueshëm i rëndë, sa shumica jo vetëm që nuk do spekulojnë me çmimet, por do japin edhe një discount (ulje) ose ndihmën e tyre maksimale për të mos e përdorur të gjithë shumën që jep Bashkia mundësisht edhe të kursehet diçka që të plotësohen nevoja të tjera, teksa ne kemi dhënë 100 % të vlerës së tregut”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se bonusi i qirasë për familjet do të kalojë në llogaritë bankare të familjeve të prekura nga tërmeti duke filluar që nesër, në mënyrë që të procedohet shpejt më pas edhe me pjesën e merimentimeve të banesave. “Të hënën ne do fillojmë dërgimin në llogari që nesër, por ndërkohë që deri të hënën o në llogari bankare ose në postë në varësi të sistemit me të cilat ata tërheqin pagesën, do të jetë aty dhe pasi të mbarojë këtë listim, do të kalojmë në vendimet e tjera që janë po aq të rëndësishme sidomos për ata që ndoshta nuk janë të pastrehë, por që kanë nevojë për meremetimin apo vendimet e tjera që kanë të bëjnë me demolimin e disa ndërtesave”, tha Veliaj

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “ME SARRIN ISHTE NDRYSHIM TOTAL”/ Rrëfehet Bonucci: Milani më rriti si njeri...
Previous article DIETË DHE PALESTËR/ Messi ka planin që të mundë edhe… plakjen

k.autor

Postime të ngjashme

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT