• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BONUSI I QIRASË PËR BANORËT E PREKUR NGA TËRMETI/ Veliaj: Kemi thjeshtuar procedurat, këto dokumente duhet të keni për të aplikuar
Home
Politikë

BONUSI I QIRASË PËR BANORËT E PREKUR NGA TËRMETI/ Veliaj: Kemi thjeshtuar procedurat, këto dokumente duhet të keni për të aplikuar

4 December, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Çdo familje e prekur nga tërmeti i datës 26 nëntor, shtëpia e të cilës është shpallur e pabanueshme, do të strehohet në një banesë të re, me qira të paguar për një vit nga Bashkia e Tiranës. Dhjetëra familje me banesa të dëmtuara i janë drejtuar njësive përkatëse administrative për të aplikuar për përfitimin e pagesës së qirasë mujore, e cila mbulohet në masën 100% nga Bashkia e Tiranës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ndoqi procesin e aplikimit të qytetarëve në Njësinë 4 në Tiranë, e cila është një nga dy njësitë më të prekura nga dëmet e tërmetit. Ai theksoi se dëmet janë në pallatet e ndërtuara me punë vullnetare para viteve ‘90 ose në pallatet e reja, ku ish-komunat kanë dhënë leje ndërtimi jashtë çdo kriteri ligjor.

“Janë dy njësi të prekura shumë: Njësia 4 dhe 6. Dëmet janë në grupe pallatesh, që siç thonë edhe banorët, i kanë ndërtuar vetë. Në rastin e Tiranës së vjetër kemi dy masive pallatesh të ndërtuara kryesisht nga vetë banorët, jo në mënyrë profesioniste, por me punë vullnetare, janë pallate silikate, parafabrikate, të cilët u bënë pronarë në vitin ‘93. Kurse me pallatet e reja kemi pasur probleme vetëm në zonën e Yzberishtit, të cilët janë ndërtuar në kohën kur drejtohej nga ish-komuna, me leje të dhëna nga ish-komuna, ku e ftojmë Prokurorinë ta hapë krahun sa të mundet”, deklaroi Veliaj.

Ai bëri të ditur se për t’u ardhur në ndihmë banorëve, Bashkia e Tiranës ka lehtësuar në maksimum të gjitha procedurat, në mënyrë që qytetarët të përfitojnë qira banese deri në zgjidhjen e çështjes së strehimit.

“I kemi thjeshtuar në maksimum të gjitha procedurat. Plotësohet një formular, ku shkruhet e gjithë lista e familjarëve, pastaj informacioni për banesën, cila është adresa, hapësira, si dhe Karta e Identitetit me numrin e llogarisë. Në momentin që kemi këto nga të 27 njësitë, thërrasim Këshillin Bashkiak. Fondin e kaluam dje, tani do kalojmë emrat dhe mbiemrat, sasinë e kompensimit që do të marrë secili për qiranë”, deklaroi Veliaj, teksa u kërkoi qytetarëve që të shikojnë për banesa me qira dhe të aplikojnë për të përfituar nga bonusi i qirasë.

“Do i ftoja të gjithë banorët, teksa pallati është shpallur i pabanueshëm, nga Instituti i Ndërtimit dhe është plotësuar ky formular, teksa mbledhim formularët nga e gjithë Tirana, të fillojnë të kërkojnë për shtëpi me qira. Ta prenotojnë dhe sapo t’ju kalojnë paratë, që do jetë punë ditësh, kur të miratojmë aplikimet për qira, do të kemi mundësi të hyjmë te shtëpitë e reja. Në këtë moment, me Kartë Identiteti, një aplikim, certifikatë familjare dhe llogari bankare, lekët në llogari secilit, që të sigurohemi që Viti i Ri na gjen të gjithëve brenda, pa këto shqetësime. Pastaj, kjo na jep kohë që të merremi me gjërat e tjera”, sqaroi Veliaj.

Kryebashkiaku siguroi se ato pallate të cilat janë klasifikuar të pabanueshme do të rindërtohen, ndërsa ato që do të kenë nevojë për ndërhyrje, do t’i nënshtrohen rikonstruksionit.

“Një fitimtar nuk thotë “ububu”, por thotë: shpëtova kokën dhe për sa kohë që bashkia po më jep lekët në dorë për qira 100%, sa është vlera e tregut, kjo është më e rëndësishme. Rraqet i kompensojmë. Pallatet, kur janë për t’i rindërtuar, do i rrëzojmë dhe do i rindërtojmë; kur janë për t’i meremetuar, do t’i merimentojmë; kur kanë nevojë për disa ndërhyrje drastike për përforcim, sigurisht që do i bëjmë, por duke u futur secili në shtëpi, sigurohemi që njerëzit janë në një vend të sigurt, kanë fëmijët në një vend të sigurt dhe pastaj, si të thonë inxhinierët, ashtu do të bëjmë. Nuk do të kursejmë asnjë qindarkë për t’i riparuar ose ribërë nga e para”, u shpreh ai.

Familjet që aplikojnë për përfitimin e pagesës së qirasë duhet të depozitojnë pranë njësisë administrative ku kanë vendbanimin e tyre, dokumentacionin si më poshtë:

a. Formularin e aplikimit, i cili gjendet pranë njësisë administrative;

b. Akt konstatimi i Institutit të Ndërtimit;

c. Certifikatë familjare;

d. Numrin e llogarisë bankare, ku do të derdhet pagesa e qirasë.

Aplikimi dhe dokumentacioni, dorëzohet pranë njësisë administrative përkatëse.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “SHUMË EKIPE NË "LUFTË" PËR MBIJETESË”/ Sulmuesi Hoxhaj beson: Flamurtari do të shpëtojë nga
Previous article KLUBI ITALIAN I BËN THIRRJE IBRAHIMOVIC/ Flet Presidenti: Po presim që të të shohim... (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar Aktualitet

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT