• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BOMBË POSHTË ULËSES SË MAKINËS/ Vritet në atentat i emëruari i Rusisë në qytetin e pushtuar ukrainas
Home
Jetë

BOMBË POSHTË ULËSES SË MAKINËS/ Vritet në atentat i emëruari i Rusisë në qytetin e pushtuar ukrainas

24 August, 2022 s.autor Jetë

Kryetari i emëruar nga Moska në qytetin e pushtuar ukrainas, Mihajllivka, Ivan Sushko, është vrarë nga një shpërthim i telekomanduar i makinës.

Përfaqësuesi i autoriteteve të vendosura nga Rusia në rajonin e Zaporizhjas në Ukrainë, Volodymyr Rogov, ka thënë në platformën Telegram më 24 gusht se Sushko ka vdekur në spital, pasi një bombë “e vendosur qëllimshëm nën ulësen e makinës së tij” ka shpërthyer.

Prej kur Rusia ka nisur emërimin e zyrtarëve në zonat që ka marrë nën kontroll nga nisja e luftës, disa prej tyre janë sulmuar.

Më 6 gusht, Vitaliy Hura, zëvendëskryetar i emëruar nga Rusia në qytetin ukrainas, Nova Kakovka, është qëlluar për vdekje nga një sulmues i paidentifikuar teksa ka qenë duke dalë nga shtëpia.

Një ditë më vonë, agjencitë ruse të lajmeve kanë raportuar se guvernatori i emëruar nga Rusia në rajonin Herson, Volodymyr Saldo, është shtruar në spital.

Në disa raportime është thënë se ai mund të jetë helmuar.

Më 24 qershor, një makinë-bombë në Herson ka lënë të vdekur udhëheqësinë e emëruar nga Rusia për politika të të rinjve në Herson, Dmytro Savluchenko.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO JEM GJITHMONË ME TY"/ Fjoralba Ponari merr pusullën më të bukur nga i dashuri i saj
Previous article TRAGJIKE/ Makina përplaset me kamionin, humb jetën 29-vjeçari shqiptar në Greqi

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku Jetë

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT