Ditën e djeshme u çel fushata elektorale mes dy partive të mëdha politike PS dhe PD. Në një situatë jo aspak të mirë që nodhet vendi dhe bota nga COVID-19 grumbullimet masive të njerëzve janë të ndaluara.
Komiteti Teknik i ekspertëve në një koferencë për mediat ndaloi të gjitha grumbullimet masive të popullsisë nga partitë politike gjatë fushatës.
Ndryshe nga Partia Socialiste që i respektoi me rigozitet masat anti-COVID duke mos grumbulluar njerëz, Partia Demokratike krijoi një “minë me sahat” në sheshin “Nënë Tereza”.
Duke mos ruajtur shëndetin e njerëzve Basha grumbulloi mijra njerëz në shesh duke mos respektuar distancën dhe masat anti-COVID pasi në këtë situatë të vështirë shëndeti i njerëzve ka më shumë vlerë se mitingjet grumbulluese.
Mitingu i Bashës solli reagime dhe u kritikua negativisht nga mjekë shqiptarë në Itali e Gjermani si dhe nga analistë e politikanë të cilët e quajtën skandaloze dhe një bombë infektimi duke vënë në rrezik njerëzit.
Mjeku shqiptar në Itali, Arben Gjeka i ftuar në një intervistë me Rudina Xhunglën reagoi ashpër ndaj mitingut të PD ku u shpreh se ata që nuk respektojnë masat janë të dëmshëm e të rrezikshëm për njerzit. “Të drejtohem dhe ty politikan që i shikon simpatizantët e tu dhe nuk bën asgjë, për të garantuar sigurinë e tyre. Është sëmundje që në një përqindje të rasteve është vdekjeprurëse”, u shpreh mjeku.
Madje edhe mjeku shqiptar në Gjermani, Drilon Çupi u shpreh se fushata e PD është skandaloze dhe një bombë infektive për qytetarët. Ai u shpreh se fushta e kryeministrit Rama ishte një model. (KLIKO)
Gazetari Alfred Peza në një reagim të tijin në “facebook” u shpreh se kjo ishte një pamje e vrazhdë; vulgare dhe e trishtë që besonim se e kishim fshehur nëpër skutat e memories së këtyre tri dekadave të fundit të postkomunizmit, duke i bërë që ta harronin në atë çmenduri ballkanike, se ishim në kulmin e pandemisë globale.
Analisti Frrok Çupi tha se jeta e njeriut është shumë e shtrenjtë për ta vrarë në shesh, ndërsa i revoltuar por edhe i befasuar u shpreh se nuk e priste që PD të krijonte atë lloj mitingu e grumbullimi në kohë pandemie duke rrezikuar gjithçka nga marrëzia e një lideri që dëshiron të duket e shes mend. Çupi tha në emisionin ‘Repolitix’ se PD me këtë miting sfidoi jetën, ligjin dhe rregullat.
Një reagim mbi mitingun e PD bëri edhe zëvëndës kryeministri Erion Braçe: “10 milionë euro makina! Luks dhe se kanë qytetarët; Ndotje dhe se bëjnë qytetarët; Llum dhe nuk janë qytetarët; Krim mbi shëndetin dhe vret qytetarët”. /Alpenews.al


