• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BOMBARDUAN ME PLUMBA “HOTEL VOLOREKËN”/ Policia arreston 3 autorët: Si u kap në një çadër në pyll ‘Liri i Rrushkës’ dhe 2 të tjerë (EMRAT-DETAJET)
Home
Breaking News

BOMBARDUAN ME PLUMBA “HOTEL VOLOREKËN”/ Policia arreston 3 autorët: Si u kap në një çadër në pyll ‘Liri i Rrushkës’ dhe 2 të tjerë (EMRAT-DETAJET)

12 August, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia ka arrestuar 3 persona të tjerë , të cilët janë pjesë e ngjarjes ku u qëllua me armë drejt hotel “Volorekës” në Pogradec.

 

Në pranga ka rënë Ilir Beqiraj dhe 2 të tjerë, të arrestuar në pyllin e fshatit Vërdovë, Pogradec, në një çadër që kishte ngritur enkas për t’u strehuar. Policia kapi organizatorin e këtyre ngjarjeve, person me precedent të theksuar kriminal, i cili mbante dhe armë zjarri pistoletë me vete.

Në pranga ranë:  I. B., 52 vjeç, banues në Pogradec (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe sigurisë publike).

  • I. M., 29 vjeç, A. Xh., 29 vjeç, banues në Zvezdë, Maliq dhe E. H., 32 vjeç, banues në Pojan, Maliq (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”).

DETAJE: Finalizohet operacioni policor i koduar “Driloni”. Operacioni nga strukturat e DVP Korçë dhe forcat Renea, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjeve të ndodhura pranë një hoteli në Tushemisht. Gjatë operacionit, në pyllin e fshatit Vërdovë, Pogradec, në një çadër që kishte ngritur enkas për t’u strehuar, Policia kapi organizatorin e këtyre ngjarjeve, person me precedent të theksuar kriminal, i cili mbante dhe armë zjarri pistoletë me vete.

Gjithashtu kapen dhe arrestohen edhe 3 bashkëpunëtorë të tjerë të implikuar. Dy ditë më parë u vu në pranga edhe një bashkëpunëtor tjetër. Sekuestrohet një armë zjarri tip pistoletë, municion luftarak dhe rrobat e përdorura për të drejtuar motomjetin gjatë kryerjes së këtyre ngjarjeve.

Në vijim të punës intensive hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura më datë 01.08.2020 dhe 08.08.2020, pranë hotelit në pronësi të shtetasit J. M., në fshatin Tushemisht, strukturat e DVP Korçë dhe forcat Renea, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, finalizuan operacionin policor të koduar “Driloni”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasve:

  • I. B., 52 vjeç, banues në Pogradec (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe sigurisë publike).
  • I. M., 29 vjeç, A. Xh., 29 vjeç, banues në Zvezdë, Maliq dhe E. H., 32 vjeç, banues në Pojan, Maliq (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”).

Ndaj shtetasit I. B., Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja për të mos kallëzuar”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Prishja e qetësisë publike” kryer në bashkëpunim”, për ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2020, në lagjen nr. 3 përpara Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, ku në bashkëpunim me shtetas të tjerë 52-vjeçari ka kanosur pronarin e hotelit për të mos dëshmuar në një seancë gjyqësore, si edhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe IEVP gjatë kryerjes së detyrës.

Gjithashtu ky shtetas dyshohet të ketë rolin e organizatorit të ngjarjeve të ndodhura pranë hotelit, ku në bashkëpunim me tre personat e mësipërm dhe disa të tjerë, kanë kanosur me armë zjarri shtetasin J. M., si edhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të hotelit, duke i shkaktuar dëme materiale godinës dhe 7 mjeteve të parkuara. Gjatë operacionit, shtetasit I. B. iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës një armë zjarri tip pistoletë dhe 59 fishekë që i posedonte pa leje. Po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këto ngjarje. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BOTA NË LUFTË ME COVID/ Mbi 745 mijë viktima. Shifra të larta në Meksikë, Zelanda e Re humbet statusin ”pa virus”
Previous article U INFEKTUA ME COVID-19/ Ndërron jetë përgjegjësi i qarkullimit rrugor në Shkodër, Safet Morina

s.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI NË SARANDË/ Nga burgu në Greqi për një ngjarje të rëndë kriminale te aferat me doganierët shqiptarë, si i shpëtoi qelisë në Shqipëri Aktualitet

ATENTATI NË SARANDË/ Nga burgu në Greqi për një ngjarje të rëndë kriminale te aferat me doganierët shqiptarë, si i shpëtoi qelisë në Shqipëri

E RËNDË/ Plagoset me thikë 18-vjeçari në Korçë, arrestohet autori i dyshuar Aktualitet

E RËNDË/ Plagoset me thikë 18-vjeçari në Korçë, arrestohet autori i dyshuar

ATENTATI NDAJ THIMJO RUBATIT/ Autorët u arratisën me motor, policia e Sarandës kontrolle nga toka dhe deti Aktualitet

ATENTATI NDAJ THIMJO RUBATIT/ Autorët u arratisën me motor, policia e Sarandës kontrolle nga toka dhe deti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT