Pas bombardimeve të ashpra që Rusia bëri sot ndaj godinave shtetërore në Khakiv, ku mbetën të plagosur rreth 20 persona dhe ku dyshohen mbi 10 të vdekur, mediat ukrainase kanë publikuar pamje të tjera të rënda në komunën e Kalynivka të Kievit.
Në mediat vendase është publikuar krateri i një predhe të hedhur në këtë zonë, ku shihet se ka shkatërruar komplet banesën dhe personat që ishin brenda sajë.
Situata kaotike mbizotëron në të gjithë Ukrainën, ndërkohë që nuk dihet sesa persona kanë mbetur të vdekur nga kjo goditje e ushtrisë ruse ndaj civilëve.



