• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BOMBA” E AVOKATIT/ “Ilir Meta detyroi Adriatik Llallën që të gënjejë Kongresin, për Ambasadorin Amerikan”
Home
Shqipëri

“BOMBA” E AVOKATIT/ “Ilir Meta detyroi Adriatik Llallën që të gënjejë Kongresin, për Ambasadorin Amerikan”

12 April, 2018 Redaktor1 Politikë, Shqipëri

Për avokat Ngjelën, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka detyruar Prokurorin e Përgjhithsëm Adriatik Llalla që të gënjejë Kongresin e SHBA për Ambasadorin Donal Lu. Në një postim në facebookun tij, Spartak Ngjela jep një version tjetër dhe interesant të skenarit që mund të jetë ndjekur në Tiranë me letrën e publikuar dje për herë të parë, kur Llalla e shkroi në maj të 2017.

Sipas avokatit, nuk ka qenë ambasadori Amerikan Lu që i ka kërkuar Llallës arrestimin e Metës pa prova. Por krejt e kundërta. Ka qenë Meta që ka detyruar Llallën që të gënjejë për të dëmtuar me sa duket Ambasadorin Amerikan Lu, në Kongresin Amerikan.

Ja çfarë shkruan Ngjela:

“Ja se si është katandisur sot, në vitin 2018, injoranca e trembur e korrupsionit të lartë shtetëror në Tiranë:
Meta detyron Llallën të gënjejë për ambasadorin amerikan, me qëllim që të provokojë politikën amerikane: menjëherë dolën bishtat injorantë të flisnin sikur ka pasur komplot kundër Metës. Domethënë, Amerika do të bëjë komplot kundër një gurthyesi shqiptar.

Rama flet shpesh për Turqinë dhe Rusinë, se mendon që kështu mund të marrë para nga Perëndimi. Është në embargo, dhe nuk ka para as për rrogat dhe po shtrydh popullin me taksa abuzive – njëlloj si Enver Hoxha. Prandaj duhet të ikë nga skena për të krijuar për veten rrëzim të butë.
Pse, një mësues vizatimi do të trembë politikën amerikane në gjeopolitikë?
Ramën sot, nuk e pranon as politika amerikane dhe as politika gjermane. Po socialistët?

Berisha flet për revolta mbarëkombëtare dhe, si strateg për këtë, ka gjetur Lulzim Bashën, i cili ka shkelur ligjin amerikan me ndërhyrje ruse në çështjet amerikane. Kurse amerikanët tallen me të dy, se Berisha nën shtrëngim të frikës mendon se politika amerikane është 2000 km larg, kur këtu në Shqipëri ajo ka FBI-në të shpërndarë kudo.

Kurse rusët, që janë shpresa e Berishës dhe e Ramës, i bien vrangallës në Shqipëri me ca spiunë që nuk kanë para as për kafe.
Por, komedia e injorancës shqiptare vijon…
E pra, e shihni se kush po e drejton sot Shqipërinë? Injoranca e trembur.”- shkruan avokat Ngjela.

Përgatiti: Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I tha Rozës se do e mohonte si fëmijë, Rita Lati merr vendimin e papritur: Qyqa mi mam bëj... (FOTO)
Previous article Vodhën "BENZ-in" dhe 100 MILIONË lekë/ Si i nxirrnin në FB të gjitha sendet e grabitura SKIFTERËT nga Fieri (FOTOT)

Redaktor1

Postime të ngjashme

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore Politikë

TUBIMET E QYTETARËVE/ Rama ndan mesazhin e Kos, komisionerja: Qeveria na dha garanci për Zvërnecin! Protesta e drejtë themelore

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi Politikë

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT