• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Bolt në provë te Borussia Dortmund, por ëndërron Manchester United
Home
Futboll

Bolt në provë te Borussia Dortmund, por ëndërron Manchester United

9 January, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Nga yll i atletikës, në futbollist potencial. Kjo është ëndrra e Usain Bolt. Legjenda xhamajkane e garave të shpejtësisë nuk e ka fshehur asnjëherë pasionin për futbollin dhe tashmë është i gatshëm të zbresë në fushë.

Pasi i dha lamtumirën atletikës, tashmë në moshën 31-vjeçare është gati të nisë një karrierë të re. Në muajin Mars, Bolt do të kryejë një provë te Borussia Dortmund. Ky është testi për të përcaktuar se çfarë mund të bëjë realisht në futboll.

Sipas rekordmenit të botës, nëse në klubin gjerman i thonë se është i aftë dhe ka vetëm pak nevojë për t’u stërvitur, ai do ta vazhdojë karrierën. Edhe për një kampion të madh si Usain Bolt, është më se normale që përpara testit të jetë nervoz, por ish-atletit i ka ndodhur e njëjta gjë edhe kur nisi të praktikonte garat e vrapimit.

Fakti interesant është se pavarësisht provës së muajit të ardhshëm te Borussia Dortmund, zemra e tij rreh për Manchester United. Ëndrra e madhe e xhamajkanit është që të luajë me “Djajtë e Kuq”, ndërsa ka marrë një premtim edhe nga Sir Alex Ferguson, që i ka premtuar se nëse është në formë dhe gati për të luajtur do të ndërhyjë te drejtuesit në “Old Trafford”.

Teatri i ëndrrave është impianti ku Bolt ëndërron të luajë, ku madje ka zgjedhur edhe rolin dhe nivelin: kërkon kampionatin elitar, sepse nuk mund ta pranojë të jetë një lojtar mesatar dhe të aktivizohet si mesfushor krahu. Pozicion që i shkon për shtat kampionit të madh të atletikës, edhe sepse padyshim që shpejtësia nuk i mungon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kemi zënë vendin e parë! Shqipëria qëndron në krye të pesë shteteve që kanë shënuar rritjen më të lartë në...
Previous article Roma/ Rikuperohet Defrel, Schick merr lajme të mira nga ‘zemra’

Q.Autor

Postime të ngjashme

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë Futboll

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm Futboll

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit Futboll

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT