• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BOLL KI BO LEK”/ Replika e fortë e Ramës me qytetarin: T’ju vijë turp, turpëroni familjen dhe traditën tonë!
Home
Politikë

“BOLL KI BO LEK”/ Replika e fortë e Ramës me qytetarin: T’ju vijë turp, turpëroni familjen dhe traditën tonë!

27 November, 2019 k.autor Politikë

Kryeministri Rama ka bërë një replikë të fortë ndaj një qytetari (mesa duket nga Kosova) i cili ka akuzuar kryeministrin se po pasurohet me taksën e Rrugës së Kombit (e cila në fakt është hequr nga koncensionari deri në përfundim të situatës së emergjencës nga tërmeti).

Por, këto akuza nuk kanë mbetur pa një përgjigje nga Rama, i cili thekson se kjo akuzë dhe ky komunikim janë një turpërim për familjet dhe traditën shqiptare.

Nga ana tjetër Rama thekson se “te shash tjetrin dhe ta akuzosh e ta denigrosh, kur thjesht eshte duke bere me mish e me shpirt punen e vet, qe mund ta kritikosh sa te duash, nuk eshte as njerezore, as shqiptare! Dhe qe ta marresh vesh ti dhe kategoria jote e “derrave te knaqun” siç i quante Migjeni, une nuk kam futur kurre doren me xhepin e askujt dhe jo me te jem pasuruar me hajni e me poshtersi!”

 

Më poshtë, replika e plotë:

Komentuesi shkruan te një postim i kryeministrit në Facebook se “Une them gjithmon jemi populli me i mir ne bote mos ta kishim kete udheheqsi heke taksen o Edi se boll ki bo lek mos u mundo me fatkeqsi te pasurohesh ne jemi nje gjak.”

 

Përgjigja e Ramës:

Leutrim Gashi ty dhe te gjithe atyre qe flasin e ndyjne mjedisin e komunikimit publik njesoj si ti, ne Shqiperi, Kosove a kudoqofshin, duhet thjesht t’ju vije TURP qe shani e akuzoni ketu, pa piken e turpit, duke turperuar jo veten tuaj te paturpshme, po prinderit tuaj, familjet tuaja dhe vete traditen shqiptare!

Te shash tjetrin dhe ta akuzosh e ta denigrosh, kur thjesht eshte duke bere me mish e me shpirt punen e vet, qe mund ta kritikosh sa te duash, nuk eshte as njerezore, as shqiptare! Dhe qe ta marresh vesh ti dhe kategoria jote e “derrave te knaqun” siç i quante Migjeni, une nuk kam futur kurre doren me xhepin e askujt dhe jo me te jem pasuruar me hajni e me poshtersi!

Sepse une nuk jetoj per lek e per pasuri, po per dhuntite qe me ka fal Zoti, per mesimet qe me kane dhuruar prinderit, per emrin qe u kam borxh femijeve dhe per borxhet qe u kam te gjithe atyre pa te cilet s’do isha ky qe jam, mesues te artit, te kultures a te historise e te politikes apo njerez te afert a te larget, qe kane ndikuar ne jeten time!

Po kategoria jote nuk ka lidhje me asgje nga keto dhe ti akuzon ose per gjera qe i ke bere vete ose per gjera qe do t’i kishe bere me siguri po te ishe ne vendin tim! Por une te meshiroj ty e kategorine tende dhe perpjete te hidheni, mua ju as me ndalni dot, as me beni dot si veten tuaj te kote! Ik tani dhe Zoti te dhente jete e shendet qe te kesh sa me shume kohe te gjesh driten e arsyes qe te mungon…

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SOLIDARITET/ Banorët e Delvinës bëhen bashkë për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti
Previous article SOLIDARITETI/ Lushnja i bashkohet nismës, ushqime dhe veshje për qytetarët e prekur nga tërmeti (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën Politikë

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe Breaking News

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli” Politikë

PROJEKTI “SMART CITY” NË SHKOLLA/ Rama: Kjo është përgjigja jonë pas tragjedisë te “Fan Noli”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT