Elsidita Selaj është boks ierja e parë shqiptare femër që ka marrë pjesë në një turne ndërkombëtar të zhvilluar në Sofje të Bullgarisë. Selaj arriti që, në përfundim të këtij turneu, të renditet në vendin e tretë duke marrë medaljen e bronztë dhe ngritur lart flamurin shqiptar në këtë event mjaft të rëndësishëm për këtë lloj sporti. Pas suksesit të arritur, ajo tregon se ka dhe një ëndërr të madhe.
Dëshira e saj është që të bëhet kampione e botës ose të marrë medalje në kampionatin botëror që do të zhvillohet më 17 nëntor në Indi. Për të shkuar deri atje, asaj I nevojiten rreth 6 mijë euro dhe boksierja shkodrane bashkë me trajnerin e saj Jetmir Kuci ende nuk I kanë. Boksierja 17 vjecare premton shumë për të ardhmen dhe bën apel për ndihmë për t’I mundësuar shumën prej 6 mijë euro dhe bërë realitet ëndrrën e saj.
Boksierja- Gjatë një prenoncimi për “Panorama Sport” , ajo shprehet: “ Kam dëshirë që të marr pjesë në kampionatin botëror, por ajo që më kushtëzon është vetëm ana financiare, e pamundur ekonomikisht. Unë kam shumë vullnet e dëshirë dhe për këtë po stërvitem cdo ditë maksimalisht, por ajo që më pengon për të marrë pjesë është mungesa financiare, një shifër e pamundur nga ana ekonomike.
Për këtë, unë kam një apel për të gjithë ata që kanë mundësi financiare, për të sponsorizuar e ndihmuar që unë të shkoj të marr pjesë në kampionatin botëror, që do të zhvillohet në Indi dhe të realizoj ëndrrën time të madhe. E di që është e vështirë, por do të tentoj që në Shqipëri të mos kthehem pa medalje. Kjo besoj do ishte një krenari e madhe për të gjithë njerëzit e sportit e për të gjithë shiqiptarët”, shprehet boksierja e parë shqiptare, 17-vjecarja Elsidita Selaj.


