Boksieri i talentuar shqiptar me nje karriere meteorike ne sportin profesionist, Florian Marku ka triumfuar sonte ne ringun e Linzit ne Austri.
Mes nje atmosfere sikur te ishte ne Shqiperi, talenti i ri i boksit nderkombetar, ka arritur te mposhte kundershtarin e radhes.
Ka qene boshnjaku Dzevad Muftic ai qe ka provuar mbi lekuren e tij, furine e pafund te grushtave te shqiptarit.
Fitorja per kategorine MMA ka ardhur qe ne raundin e pare.
Ka qene nje goditje fatale qe Marku i ka dhene kundershtarit ballkanas, ajo qe i ka shkaktuar thyerjen e hundes duke e lare te terin ne gjak.
Muftic eshte detyruar te dorezohet me pas, duke i dhene fund ndeshjes, dhe duke e ngjtiru Florian Markun nen ovacionet e pafund te shqiptareve qe e mbeshtesnin, ne piedestalin e fitores.
Kjo ishte fitorja e kater radhazi e Markut ne kategorine MMA, qe eshte nje sport ku perzihet boksi dhe kickboxi.
Perpara ndeshjes, ka qene reperi shqipytar i njohur si Noizi, ai qe ka kenduar ne ring per kenaqesine e sportdashesve ne sallen e Linz te Austrise, si i ftuar speciale.
Ai kendoi kengen “Gjuha e Kampionit” ne shqip duke ngritur ne ekstrem andrenalinen per boksierin tone.
Florian Marku premtoi qe ndeshjen e ardheshme do ta zhvilloje ne Shqiperi. Kjo do te jete hera e pare qe boksieri i talentuar te ndeshet ne ringun kuqezi.
Alpenews.al