• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BOJKOTI I PD/ PS kërkon të zhbëjë ‘formulën’ për Territorialen: Duam shumicën e anëtarëve dhe drejtimin e Komisionit
Home
Politikë

BOJKOTI I PD/ PS kërkon të zhbëjë ‘formulën’ për Territorialen: Duam shumicën e anëtarëve dhe drejtimin e Komisionit

29 January, 2026 s.autor Politikë

Partia Socialiste është vënë në lëvizje dhe kërkon zhbërjen e formulës së barazisë për Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale. Socialistët e kanë dërguar kërkesën e tyre në Konferencën e Kryetarëve në Kuvend, ku kërkojnë që të zhbëhet barazia në komision për shkak të bojkotit të Partisë Demokratike. Në kërkesën drejtuar Kuvendit, anëtarët e PS thonë se që prej krijimit të Komisionit më datë 27.10.2025, vetëm një mbledhje, nga katër, është zhvilluar me praninë e opozitës.

Duke qenë se vendi ndodhet para zgjedhjeve vendore të 2027-ës dhe afati për punimet e këtij komisioni është vetëm 9 muaj, socialistët kërkojnë që të marrin drejtimin dhe shumicën e komisionit. Ata propozojnë që të shtohet një anëtar nga radhët e PS dhe në total shkojnë 19 anëtarë, 9 mazhoranca (nga 8 që ka aktualisht), 6 PD, 1 Grupi Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 Partia e Lirisë.

Po ashtu, duan të marrin drejtimin e komisionit me Arbian Maznikun duke i hequr të drejtën e vetos demokratëve. Pra, Luçiano Boçi të mos jetë më bashkëkryetar, por nënkryetar

“Që prej krijimit të Komisionit në datën 27.10.2025 (gjatë një periudhe dy mujore) nga 4 mbledhje të njoftuara rregullisht vetëm një mbledhje është zhvilluar me përbërje të plotë të opozitës. Referuar vendimit të Kuvendit, kohëzgjatja e punës së Komisionit është parashikuar 9 muaj. Kjo kohëzgjatje është dakordësuar duke patur parasysh rëndësinë e miratimit të reformës administrative-territoriale në kohë, pra 1 vit përpara zhvillimit të zgjedhjeve vendore 2027 në mënyrë që të merren masat përkatëse ligjore, administrative dhe organizative. Nisur nga qasja e bojkotuese e opozitës parlamentare si dhe fakti që reforma administrativeterritoriale përbën një nga prioritetet kyçe të programit të mazhorancës parlamentare Shqipëria 2030 dhe për integrimin në BE, propozohet ndryshimi i përbërjes dhe mënyrës së punës së Komisionit”, thuhet në kërkesën e PS.

Që PS do të vijonte e vetme punën në rast se PD vijonte bojkotin e paralajmëruar ishte paralajmëruar edhe nga kryeministri Edi Rama dhe ky paralajmërim përfshin edhe komisionin tjetër të posaçëm, atë për reformën Zgjedhore.

PD deklaroi se do të ndërpriste bashkëpunimin parlamentar me maxhorancën për dy reformat, pas zvarritjes që iu bë heqjes së imunitetit të Ballukut fundvitin e shkuar, pas kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e saj.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË VLORË/ Nëna denoncon djalin për dhunë, i riu dëmton derën e banesës dhe vjedh sende me vlerë dhe motorin e babait
Previous article EMRAT/ Gara për kreun e Gardës së Republikës, kandidatët prezantojnë platformën dhe vizionin, në fund të procesit…

s.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT