Arrestimet me fokus kapjen në flagrancë të të miturvë të cilët konsumojnë dhe janë pjesë e grupeve të shprëndarjes së lëndëve narkotike sa vijnë dhe rriten.
Ditën e sotme një 14-vjeçar, nga qyteti i Fierit u kap në flagrancë teksa kishte 4 doza me kanabis sativa. I ndaluari është i mituri me inicialet A.H banues në Fier.
Lajmi i të miturit – ALPENews.al (1)
Por këto raste të vazhdueshme kanë qenë edhe një mënyrë për të gjetur shkaqet e përdorimit masiv të lëndëve narkotike tek të rinjtë.
Disa prej rasteve më të bujshme do t’jua listojmë mëposhtë.
RASTI – 1
Një adoleshent në Tiranë është kapur me një sasi lënde narkotike në shkollë. Sipas policisë 16-vjeçarit me inicialet B.Z banues në Tiranë gjatë një kontrolli fizik në shkollë iu gjetën 5 doza lëndë narkotike e llojit kanabis.
RASTI – 2
Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, seksioni i të miturve, për shtetasin e mitur K.D, vjeç 14, pasi në Patos, në ambientet e shkollës nga kontrolli fizik iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 9.50 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
RASTI – 3
Policia e Sarandës ka kryer një aksion si nëpër filma në ndjekje të një makine plot me drogë. Automjeti tip BMW nuk i është bindur fillimisht urdhrit e më pas është arritur të ndalohet. Policia ka vënë në pranga vetëm njërin nga trafikantët dhe ai është i mitur. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Andi O, 16-vjec nga Tepelena ndërsa L.M, 32-vjec nga Tepelena është larguar me vrap. Në makinë janë gjetur dhe sekuestruar rreth 6 kg marijuanë, te cilat kishin destinacion Greqinë.
RASTI – 4
Dy shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke për transportimin e një sasie kanabisi.
Një 41 vjeçar dhe një i ri i moshës 15 vjeç, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur u neutralizuan nga policia fqinje ndërsa po ecnin me këmbë në rrethinat e Kozanit. Dy shqiptarëve në kontrollin që iu bë në çantën e shpinës që kishin me vete u gjetën 10 paketa me kanabis, me peshë 9,8 kilogramë, që e kishin sjellë nga Shqipëria. Sipas policisë, të dy ata kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Greqi.
RASTI – 5
Dy minorenë dhe një person i rritur rreth moshës 50-vjçare janë arrestuar nga Policia e Vlorës me akuzën e trafikut të Kokainës dhe armëmbajtjes pa leje.
Policia thotë se mesditën e së premtes, rreth orës 12:00, në lagjen Partizani ka kapur në flagrancë tre persona të cilët merreshin me shpërndarjen dhe shitjen e lëndës narkotike – të llojit Kokainë të presuar. Droga thuhet se shitej me një çmim prej 70 eurosh secila (dozë).
Personat e kapur në flagrancë janë minorenët me iniciale Xh.V, 16 vjeç dhe Gj.M, 15 vjeç. Ata u kapën në rrugën kryesorë drejt Spitalit Rajonal, në vendin e quajtur Ish-Kinema Ali Demi.
Gjatë kontrollit fizik që iu bë shtetasit: Xh.V, u gjetën 350 gr Kokainë (të mbështjellë me letër plastike të tejdukshme) dhe një armë zjarri tip Zastava, të fshehura në trup.
Pas arrestimit të tyre është identifikuar dhe baza e lëndës narkotike (kokainë), në fshatin Babicë e Madhe, e cila rezultoi banesa e shtetasit Ilia Papa.
RASTI – 6
Dy djem të mitur në Shkodër janë kapur në shkollë me drogë.
Gjatë ditës së djeshme nisi procedimi penal në gjendje të lirë për L.P., 14 vjeç, dhe E.S.,15 vjeç, banues në Shkodër.
Ndalimi i tyre u bë pasi në shkollën 9-vjeçare “Ndoc Mazi”, nga personeli i kësaj shkolle është konstatuar se L.P., mbante një qese celefoni me lëndë narkotike kanabis sativa. Nga hetimet e kryera rezultoi se L.P., lëndën narkotike të e kishte siguruar nga 15- vjeçari E.S. i cili u kap nga ana e policisë dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Shkodër, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1.4 gramë kanabis sativa.
RASTI – 7
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë në Bulevardin “Bajram Curri: Erion B., Franko A., dhe Ervin O., të tre banues në Tiranë, njofton policia.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mbrëmje në bulevardin “Bajram Curri” të rinjve iu janë gjetur tre qese farmaceutike me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis.
/AlpeNews.al


