Duke filluar me BMW X5, ky ‘Special Edition’ është një kombinim i paketës ekzistuese M Sport me veshje lëkurë Dakota, duke përfshirë edhe vendet me ngrohje përpara.

Lëkura Alcantara/combo përfundon me një Antracite/black, me BMW gjithashtu duke ofruar tapiceri të zgjëruar të lëkurës Merino në gamën e vet invidiuale, si një opsion në pesë ngjyra të ndryshme.
BMW X5 Special Editon gjithashtu vjen me xhamin mbrojtës së diellit dhe një ekran multifunksional.

Sa i përket X6, BMW ka krijuar M Sport Edition, i cili vjen me karakteristika eksluzive. Të tilla si bojë metalike Long Beach Blue dhe shirita të brendshëm të fibrave të karbonit. Konsumatorët gjithashtu mund të zgjedhin midis karbonit të zi dhe të bardhë mineral, si alternativa për pamjen e jashtme.

Edicioni i ri X6 M Sport merr të gjitha gjërat e zakonshme M Sport, ndërsa është i pajisur me një palë disqe të lehta 20-inç M apo një sërë rrotave prej 21-inç.

Të gjitha versionet e X6 mund jenë si M Sport Edition të ri, me përjashtim të M50d.
BMW thote se këto dy modele të reja speciale X5 dhe X6 do të jenë të disponueshme nga dhjetori 2017.


![BMW lanson një X5 Special dhe X6 M Sport Editons [Foto]](https://alpenews.al/wp-content/uploads/2017/10/bmw-x5-x6-editions-02-770x470.jpg)
