Një grusht njerëzish dolën sot në rrugë, për t’i bllokuar rrugën kryeministrit Edi Rama.
Të paraqitur si qytetarë të pakënaqur, në fakt ata janë të gjithë zyrtarë dhe punonjës të Bashkisë së Vaut të Dejës e të Lezhës.
Më poshtë po sjellim emrat dhe fotot e disa prej tyre:
Alfrida Marku, nënkryetare e Bashkisë së Lezhës, Gentian Ndoj, sekretar i Këshillit Bashkiak, Vau i Dejës, Martin Tuku, drejtor i Arsimit në Bashkinë Vau i Dejës, Aristoj Drini, vëllai i drejtoreshës së Ujësjellësit, Vau i Dejës, Elton Bacaj, punonjës i Bashkise Vau i Dejës, Fran Dodani, punonjës i Bashkisë Vau i Dejës, Arvid Bushati, babai i drejtorit të zjarrfikëseve në Shkodër. Vetë ai merr një rrogë në Bashki.
Arben Lushaj, drejtor i bordit te kullimit Shkodër. Me precedentë, ka një lokal 2 katësh, të cilin e ka ndertur pa leje në vitin 1999 afër Ures së Bunës së vjetër.







