Rënia masive e gurëve në oret e para te mëngjesit të sotëm, ka bërë të pamundur kalimin në segmentin rrugor Elbasan-Tiranë, rreth 2 km pa arritur tek tuneli. Autoritetet bëjnë me dije se kjo ka ndodhur per shkak të reshjeve të shiut, e për pasojë, kjo rrëshqitje ka bllokuar kalimin e mjeteve në sensin Elbasan-Tirane. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndërhyrë ,bashkë me firmën e mirëmbajtjes dhe po punohet intensivisht për të hapur plotësisht kalimin. Është vendosur sinjalistika paralajmeruese, është devijuar kalimi i mjeteve nga Elbasani drejt Tiranës nga rruga e vjeter.
“Aktualisht qarkullohet pa proboeme në sensin Tiranë-Elbasan ndërsa për sensin Elbasan-Tiranë, kërkohet mirëkuptimi i qytetarëve deri në pastrimin e plotë dhe sigurimin e zonës së rrëshqitjes. ArRSh do ju mbajë të informuar për më tej për ecurinë e ndërhyrjes në terren”- njofton zyrtarisht ARRSH.






