Autobusët e linjave urbane nga Tirana drejt Sarandës janë detyruar të devijojnë udhëtimin për shkak të bllokimit të aksit rrugor Virua-Gjirokastër.
Drejtuesit e autobusëve e me dhjetëra pasagjerë në bord pasi pritën për mbi 4 orë për përmirësimin e kushteve të motit dhe zhbllokimin e situatës janë kthyer pas nga policia rrugore duke i detyruar të kalojnë nga Vlora dhe bregdeti për të mbërritur më pas në Sarandë.
Shoferët dhe pasagjerët ankohen për shpjegimin e munguar gjatë pritjes në Gjirokastër pasi iu duhet të ndërmarrin një tjetër rrugëtim të gjatë nga një zonë jo pak e favorshme udhëtimi për mjetet urbane siç është qafa e Llogarasë.


