• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Bllokohen dy turistët anglez në Theth, tregojnë tmerrin që përjetuan: Për tre orë ne..
Home
Aktualitet
Kronikë

Bllokohen dy turistët anglez në Theth, tregojnë tmerrin që përjetuan: Për tre orë ne..

5 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Kanë ardhur nga Manchesteri për të kaluar pak ditë në Theth të Dukagjinit në Shkodër por janë bllokuar nga bora. Për tre orë me radhë dy turistët anglez kanë qëndruar të frikësuar mes maleve dhe mes të ftohtit. Dy turistët kanë ardhur nga Anglia në Malin e Zi dhe nga aty drejt Shkodrës për të eksploruar Thethin. Çifti anglez ka mundur që të shkojë deri në Okol të Bogës pjesë e Malësisë së Madhe dhe aty makina e tyre është bllokuar për shkak të trashësisë së borës që shkon deri mbi 50 centimetër.

Të ndodhur në këtë situatë kanë njoftuar faqen e booking ku kishin pronotuar në Amerikë. Faqja e booking ka lajmëruar një grua në Theth në shtëpinë e të cilës do shkonin dy turistët. Të vetmit që i kanë ardhur në ndihmë janë Agim Dardha drejtor i Zonave të Mbrojtura në Shkodër dhe Edmond Tërthorja kryeinspektor i mjedisit. Dy zyrtarët janë nisur nga Shkodra dhe pas një orë rrugë kanë parë turistët e bllokuar. Përmes mjeteve rrethanore dhe duke shtyrë makinën e dy turistëve është arritur që të zhbllokohen. Deny Pief tregon momentet e vështira…

“Ne provuan që të shkonim drejt Thethit për të gjetur ndonjë shtëpi pushimi por u bllokuam këtu nga bora. Atëherë lajmëruam në Amerikë në booking aty nga ku kishim kërkuar më përpara për për të shkuar drejt Thethit. Ne nuk e dinim se rruga këtu ishte e bllokuar nga bora sepse nuk do të kishim ardhur. Kemi pritur gjatë dhe s’po na vinte askush në ndihmë. Për tre orë kemi qëndruar shumë të frikësuar sepse këtu jemi mes maleve dhe po ashtu kemi patur shumë ftohtë. Është e vështirë sepse s’mund ta lëmë makinën ndezur gjithë natën për të bërë ngrohtë sepse do na mbaronte karburanti dhe do kishim qëndruar shumë orë në të ftohtë. U gjendëm në rrezik. Tani që pamë njerëz dhe na ndihmuan dhe makina doli nga bora jemi shumë të lumtur. Sot është hera e parë në Shqipëri dhe na u desh të përballemi me këtë situatë”.

Alis Pief thotë se janë të lumtur pasi frika mori fund….

“Pasi u bllokuam provuam që të shkojmë pak metra më poshtë në këmbë për të gjetur ndonjë njeri por nuk pamë askend. Po kërkonim ndonjë kontakt me njërëz këtu por deri që erdhët ju për tre orë me radhë ishte e pamundur. Nuk na besohet se tani kemi njerëz përballë. Megjithatë frika mbaroi tani dhe jemi të lumtur”.

Dy turistët anglez duke mos patur mundësinë që të përfundojnë udhëtimin e tyre drejt fshatit turistik të Thethit janë kthyer mbrapsht drejt Shkodrës për të kaluar natën ndërsa të zhgënjyer do rikthehen sërish në shtetin e tyre në Angli. Nuk është hera e parë që turistët bllokohen nga bora duke tentuar që të shkojnë në Theth. Para pak viteve turistët çek rrezikuan jetën në Qafë Thore duke mbetur të bllokuar për disa orë. Kjo histori vijon të përsëritet për shkak se akset nga Shkodra drejt Thethit në pjesën më të madhe të vitit janë të bllokuara nga bora. Disa herë është thënë se do mbahen hapur por asnjëherë nuk ka ndodhur.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Konflik me armë zjarri në Fushë Krujë/ Plagosen rëndë dy persona, dyshohet se...
Previous article Para & seks/ Martesa e Angela Martinit me multimiliarderin një film me pullë (VIDEO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E LARTË NUK PRANON REKURSIN/ Mbetet në fuqi dënimi me 1 vit burg për Memollën Aktualitet

GJYKATA E LARTË NUK PRANON REKURSIN/ Mbetet në fuqi dënimi me 1 vit burg për Memollën

I AKUZUAR PËR KONTRABANDË NJERËZISH/ Del përpara drejtësisë 40-vjeçari shqiptar Vilson Halili Aktualitet

I AKUZUAR PËR KONTRABANDË NJERËZISH/ Del përpara drejtësisë 40-vjeçari shqiptar Vilson Halili

GODITET BANDA E DROGËS NË MYKONOS/ “Koka” e grupit një 37-vjeçar shqiptar Aktualitet

GODITET BANDA E DROGËS NË MYKONOS/ “Koka” e grupit një 37-vjeçar shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT