• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRAG DESHTIMI/ Bllokimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, vetëm një kandidate nga shoqëria civile…
Home
Shqipëri

PRAG DESHTIMI/ Bllokimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, vetëm një kandidate nga shoqëria civile…

9 December, 2017 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Komisioni përkatës pranë Avokatit të Popullit ka klasifikuar vetëm Entela Hoxhajn si aplikante që plotëson të gjitha kriteret formale. Katër aplikantëve të tjerë u është dërguar shkresë për plotësim dokumentacioni.

Sipas ligjit kryetari i Komisionit të Shoqërisë Civile pranë Avokatit të Popullit i përcjell Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit një listë me emrat e jo më shumë se 10 kandidatëve që kanë marrë më shumë pikë, por në çdo rast jo më pak se trefishi i numrit të vendeve vakante.

Pra, për një vend që i takon shoqërisë civile në Këshillin e Lartë të Prokurorisë duhet që të mbërrijnë në Kuvend minimalisht 3 kandidatë.
Thirrja e fundit që shoqëria civile të nxitojë erdhi edhe këtë të shtunë nga kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Visha.

Formula për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë ishte pika e fundit për të cilën u arrit konsensus në negociatat e gjata të 21 korrikut.
Nëse 6 anëtarë vijnë nga sistemi, 5 të tjerët zgjidhen: 2 nga avokatia, 2 nga trupa e pedagogëve të drejtësisë dhe shkollës së magjistraturës dhe 1 nga shoqëria civile. Aktualisht mungojnë vetëm kandidatët e shoqërisë civile për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Ngërçi për zgjedhjen e kryeprokurorit nuk do të ishte kaq i fortë nëse shoqëria civile do të angazhohej për të zënë vendet e saj në sistemin e ri të Drejtësisë, me po të njëjtin zell me të cilin protestonte për votimin e Kushtetutës së 21 korrikut në 2016-ën. Që nga pranvera ku nisën thirrjet e para për kandidim për organizatat joqeveritare janë treguar më apatiket në këtë drejtim.

Zbatimi i reformës në drejtësi ka kaluar në shumë ngërçe. Veç atyre politike shkak për zvarritjen e ngritjes së Institucione të reja të drejtësisë është bërë dhe pamjaftueshmëria e njerëzve të kualifikuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Seria A/ "Derbi i Italisë", Interi vazhdon të mbetet i pamposhtur
Previous article VIDEO/ Lojtari i Juventusit prek topin me dorë, vendimi i arbitrit shumë i dyshimtë

Redaktor2

Postime të ngjashme

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT