Reshjet e borës kanë “mbërritur” në vendin tonë, dhe këtë herë na gjeti të pa përgatitur. Në Shkodër këto reshje kanë shkaktuar problemet e para në qarkullim.
Madje disa nga zonat janë tërësisht të bllokuara. E për të dhënë një leksion sesi bëhet pastrimi i borë, shkodrani ka zgjidhur hallin e tij dhe të fqinjëve. Ai ka marrë një mjet tip “Fadromë” dhe ka hapur rrugën.
Ku i dihet ndoshta kjo është mënyra më e saktë e pastrimit të rrugëve, e derisa sa të presësh sa të vijnë ta pastrojnë të tjerët, e bën më së miri vetë.