• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BLLOKIMI I RRUGËVE/ Mbyllet protesta 60 minutëshe e opozitës, Basha: E sotmja sinjal…
Home
Politikë

BLLOKIMI I RRUGËVE/ Mbyllet protesta 60 minutëshe e opozitës, Basha: E sotmja sinjal…

25 April, 2019 k.autor Politikë

Ka nisur protesta e paralajmëruar e opozitës, e cila, ndryshe nga protestat e shkuara, nuk do të jetë përpara parlamentit apo kryeministrisë, por do të jetë e shtrirë në 5 qarqet kryesore të vendit.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i pranishëm në Milot ka marshuar me protestuesit të cilët thërrasin “Rama ik”.

Ndërkohë që kreu i PD-së është në Milot, kryetarja e LSI-së, Kryemadhi është në rrethrrotullimin e Plepave ne Durrës.

Bllokim rrugësh kombëtare në të gjithë Shqipërinë do të ketë në Tiranë tek Shqiponja, në Durrës tek Plepat, në Fier-Sheq dhe në Bradashesh-Elbasan.

Ora 18:48

Në Durrës, tek rrethrrotullimi i plepave, protestuesit kanë hedhur tymuese dhe kanë ndezur flakadanë nëpër rrugë.

Ora 18:52

Basha nga Miloti: Edi Rama më arroganti, më hajduti dhe më mashtruesi në 6 vite i vuri shkelmin…

“Më lenoni shpreh mirënjohjen time masive këtu në Milot. Njësoj si shumë shqiptarë sot, edhe vendi ynë ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm ku e ka sjellë njeriu më i korruptuar, më i paaftë dhe më i inkriminuar që njeh historia e pluralizimit, arroganti, hajduti, mashtruesi Edi Rama, i cili me bandën e tij brenda 6 viteve i vuri shkelmin demokracisë dhe institucioneve të drejtësisë, shkatërroi ekonominë, uli oligarkët në krye të pasurive të shqiptarëve dhe vrau shpresën duke detyruar gjysmë milioni shqiptarë të braktisin shtëpitë e tyre.

Shumë prej jush kanë ardhur këtu në mbështetje të kauzës jetike për zgjedhje të lira, sepse e dinë shumë mirë se pa zgjedhje të lira nuk mund të ketë dalje nga varfëria e tejskajshme”, tha Basha.

Ora 18:35

Përshkallëzohet situata në Elbasan, në rrethrrotullimin e Bradasheshit ku edhe po zhvillohet protesta e opozitës.  Protestuesit i kanë vënë flakën disa gomave në rrugë.

Ora 18:21

Njerëzit janë mbledhur edhe në aksin Durrës – Kavajë, te vendi i njohur si “Plepat”. Përpos protestuesve, në protestë janë edhe ish-deputetët demokratë Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Orjola Pampuri, dhe Florion Mima.

Ora 18:14

Kryemadhi mbërrin në Durrës,  në rrethrrotullimin e Plepave.

“Pjesa më e madhe e protestave ka qenë me qytetarët e Tiranës, tashmë do të shpërndahemi në të gjithë Shqipërinë. Befasia ndaj strategjisë që Edi Rama ka ndërtuar me krimin e organizuar për të uzurpuar shqiptarët, do të jetë elementi kryesor i protestës së shqiptarëve. Këto nuk janë më protestat e opozitës janë protestat e qytetarëve.

Është paralajmërim për Ramën. Akoma nuk ka filluar mosbindja civile. Akoma Edi Rama nuk e ka parë revoltën e shqiptarëve. Ka vetëm 9 javë për të kuptuar ndërkombëtarët. Edi Rama nuk e ka kuptuar ende. Sot protestat në pesë pikat kryesore janë protesta për t’i thënë Edi Ramës se je akoma vonë. Tërhiqu dhe jepu shansin shqiptarëve të bëjnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Të gjithë shqiptarët që janë në Amerikë t’u telefonojë të afërmve të tyre në Shqipëri që të bëhen pjesë e protestave kundër qeverisë së krimit“, ka thënë Kryemadhi.

Ora 18:03

Përplasje midis protestuesve dhe një drejtuesi mjeti, te ish-rrethrrotullimi i Shqiponjës, i cili kundërshtoi bllokimin e rrugës. Protestuesit kanë qëlluar mjetin.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË DURRËS/ Protestuesit e opozitës bllokojnë rrugët dhe parkojnë makinat në... (VIDEO)
Previous article VIDEO E FUNDIT/ Ja sa militantë të PD-LSI u mblodhën dhe bllokuan trafikun në Fier

k.autor

Postime të ngjashme

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës Politikë

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT