• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BLLOKIMI I FLUTURIMEVE NË RINAS/ Balluku: Turqit dhe grekët nuk punuan, gabim që dolën mesazhet e kontrollorëve
Home
Politikë

BLLOKIMI I FLUTURIMEVE NË RINAS/ Balluku: Turqit dhe grekët nuk punuan, gabim që dolën mesazhet e kontrollorëve

9 April, 2021 Delo.autor Politikë

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku në një intervistë për emisionin Radar Informativ ka deklaruar se nuk ka qenë e nevojshme ndërhyrja nga kontrollorët turq dhe grekë në kullën e vrojtimit në Rinas.

Balluku tha se ata u treguan të gatshëm menjëherë, por nuk qe e nevojshme pasi u rikthyen në punë disa nga kontrollorët shqiptarë. Balluku theksoi se aktualisht trafiku ajror ofrohet nga kontrollorët shqiptarë.

“Trafiku ajror ofrohet nga kontrollorët e trafikut ajror shqiptar. U jemi drejtuar disa agjencive në rajon edhe EuroControl kemi marrë përgjigje pozitive. Nuk ka qenë i nevojshëm operacioni nga ana e tyre pasi janë kthyer tanët. Ata shprehën gatishmëri po nuk ishte nevoja.

Nuk do të paguheshin, bëhej fjalë për një mbështetje nga dy agjencitë e trafikut ajror. Vetëm 37 kontrollorë u përfshinë dhe më pas u bënë 48, disa kane qenë me raport për shkak të Covid. Është një moment i vështirë në të gjithë botën sa i përket trafikut ajror. Është një efekt i krijuar në të gjithë botën,” tha ministrja.

Balluku u pyet se pse nuk kishte një plan B për këtë situatë ku sqaroi se: Aviacioni Civil nuk sanksionohet as nga qeveria e Shqipërisë, e Italisë apo Gjermanisë. Asnjë qeveri nuk ka lidhje me aviacionin , aplikohen rregulla ndërkombëtare.

Nëse ka një sektor  që  ka plane kontigjencë është aviacioni. Ka plane kontigjencë, ka plane B, C, D dhe E. Ky rast është i paprecedentë sepse nuk i lejohet është i ndaluar në Kodin e Punës. I ndalohet trafikut ajror që të bëjë grevë”.

Ministrja shprehu keqardhjen që u bënë publike në media mesazhet mes kontrollorëve duke e cilësuar këtë si gabim të madh.

“Ka edhe fakte që ndihem keq që janë bërë publike. Fakti që janë duke dalë mesazhet mes tyre është gabim shumë i madh. Ka interes të madh ndaj ka edhe këtë lloj rrjedhje nuk shoh etikë në mes dhe është gabim.

Është e organizuar që këtu nuk bëhet fjalë për njerëz që u sëmurën në të njëjtin sekondë 38 veta. I ktheu në një grup tregtarësh. Unë kam punuar me ta 6 vite dhe kontrollorët nuk janë këta që u shfaqën”-tha Balluku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ OBSH deklaron: Çekuilibër tronditës në shpërndarjen e vaksinave
Previous article PRAG LUFTE? Kremlini paralajmëron rifillimin e luftimeve në Ukrainën lindore, dërgon trupa dhe armatime

Delo.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT