• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Bllokimi i autostradës, Gjiknuri: Ja pse filluam tani punimet, rruga gati më 1 korrik
Home
Sociale

Bllokimi i autostradës, Gjiknuri: Ja pse filluam tani punimet, rruga gati më 1 korrik

11 June, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, ka deklaruar se do të punohet çdo ditë 24 orë për ristrukturimin e autostradës Tiranë-Durrës.

Nga autostrada, ku sot kanë nisur punimet, Gjiknuri garantoi qytetarët se rruga do të jetë gati dhe pa probleme në fund të muajit qershor, ndërsa paralajmëroi se do të ketë ndërhyrje në të gjitha rrugët kryesore në vend.

Më tej, ai sqaroi arsyen pse filluan punimet tani, duke thënë se ka pasur probleme kontrata e mirëmbajtjes me Bankën Botërore, ndërsa shtoi se kjo rrugë meriton ndërhyrje serioze për të cilën po planifikohet.

Situata degradoi në këtë pikë, ndërhyrja është emergjente për të eliminuar të gjitha problematike e shfaqura në këtë rrugë. Por kjo rrugë meriton ndërhyrje më serioze, të cilën jemi duke e planifikuar. Pse filluam tani ndërhyrjen? Kontrata e mirëmbajtjes me BB prej 1300 km rrugë ka pasur problemet e veta të trashëguara, gjatë këtyre muajve ne zgjidhëm gjithë problematikat e këtij projekti, që po dështonte. Ky nuk është segmenti i vetëm që po ndërhyhet. Në muajt në vazhdim do ketë ndërhyrje në gjithë akset kryesore në të gjithë vendin.

Do të eliminohen të gjitha problemet e trashëguara ndër vite. Kantierët janë të domosdoshme, ndonëse krijohet trafik. Janë marrë të gjitha masat që të punohet 24 orë. Brenda qershorit ky segment do jetë plotësisht i rehabilituar dhe do të jetë e hapur për trafik. Pra, vetëm dy javë shqetësim. Fakti që filluam tani është për shkak të lënies pas dore të kontratës. Po bashkëpunojmë dhe me policinë për trafikun. Qytetarët që duhet të shkojnë në jug është mirë të marrin rrugin e Elbasanit, pjesa tjetër të ndjekin udhëzimet e policisë.

Kjo rrugë është konsumuar, është shkatërruar, për shkak edhe të tonazheve të rënda. Këtu do punojmë me policinë, që të mos lejojmë më kamionët të kalojnë të tejmbushur. Kjo rrugë kërkon ndërhyrje shumë serioze, që projekti i bankës nuk i përfshinte.

Rrugët kanë nevojë për financime serioze, nevoja për rrugë është shumë më e madhe se buxheti i shtetit, të gjithë duhet të investojmë. Në korrik dhe gusht nuk do të ketë më probleme me këtë rrugë.

Këtu për çdo gjë që bën të thonë ‘plaç’, ata që kërkojnë llogari pse filluam tani, të kërkojnë llogari te vetja, pse nuk e bënë më parë. Ne filluam ndërhyrje emergjente për probleme të trashëguara. Rrugët do jenë shumë herë më të mirëmbajtura se më parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK PËRMBAHET/ Ilda e djeg mes burrave e tufave me para në dasmën që “pushtoi” Tiranën (FOTO/VIDEO)
Previous article Dy shqiptarë te Sampdoria, vjen edhe Etrit Berisha nga Atalanta

Redaktor2

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido Aktualitet

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT