• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BLLOKIMI I AKSIT LIBRAZHD-POGRADEC/ Kreu i ARRSH: Do të ndërtojmë një rrugë alternative! Ura e dëmtuar do të shembet
Home
Breaking News

BLLOKIMI I AKSIT LIBRAZHD-POGRADEC/ Kreu i ARRSH: Do të ndërtojmë një rrugë alternative! Ura e dëmtuar do të shembet

24 February, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar bëri me dije se është vendosur ndërtimi i një rruge të re alternative përgjatë hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin me qëllim normalizimin e qarkullimit në juglindje të vendit, i cili prej 4 ditësh është i paralizuar për shkak të dëmtimit masiv të rrugës Librazhd-Pogradec. Ura e degraduar dhe e copëtuar në këtë aks për shkak të rrëshqitjes së sipërfaqes do të shembet dhe do të ndërtohet një urë e re.

“Mbetet ndikimi i reshjeve intensive, erozioni lumor që ka çuar në një rrëshqitje masive aktive. Në mbledhjen e djeshme, datë 24 shkurt, u morën këto vendime:

Ndërtimi i një rruge të re alternative përgjatë hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin. Prishja e urës ekzistuese dhe lehtësimi i ngarkesës në rrugën e rrëshqitur deri në ndërtimin e një skarpate natyrale.

Sistemi dhe disiplinimi i ujërave sipërfaqësore në të gjithë zonën e planit të rrëshqitjes.

Aksi Librazhd–Prrenjas është me rëndësi strategjike dhe do të rikthehet në funksion të plotë pas sigurimit të situatës”, tha Kozeli ndër të tjera.

Në një konferencë për mediat, Ardian Bylyku nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar tha se arsyeja kryesore e shembjes së rrugës Librazhd-Pogradec është sasia e reshjeve të shumta të shiut, që për këtë vit sipas tij ka qenë trefish më e lartë se sasia e reshjeve të rëna përgjatë 2 viteve të fundit.

“Shërbimi gjeologjik është duke vazhduar me pjesën e studimeve të thelluara, të lidhura këto me interpretimet e rezultateve të rreth 500 metrave linearë shpime që do të vendosen nga ekspertët, si dhe serinë e analizave. Falë kësaj pune, matja e rezultateve do të bëhet nga ana jonë dhe interpretimi i të gjithë rekomandimeve që shërbimi gjeologjik do të bëjë për këtë situatë”, tha Bylyku.

Ndërsa kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, është shprehur se institucioni që ai drejton është në gatishmëri të plotë për përballimin e çdo situate që mund të krijohet pas shembjes së rrugës Librazhd-Prrenjas.

“Një nga misionet kryesore të mbrojtjes civile është jeta dhe shëndeti i qytetarëve. Jemi angazhuar dhe jemi në gatishmëri të plotë për të gjitha nevojat që do të ketë ky komunitet rreth këtij segmenti”, tha Çako.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JGLINDJA PREJ DITËSH E IZOLUAR/ Drejtori i Shërbimit Gjeologjik: Po bëjmë studime të thelluara, faji i reshjeve
Previous article TË AKUZUAR PËR KORRUPSION PASIV/ GJKKO dënon dy ish-inspektorët e IMT

s.autor

Postime të ngjashme

"KUJDES NGA SMS-të MASHTRUESE..."/ Policia apel qytetarëve: Mos i klikoni linket Aktualitet

"KUJDES NGA SMS-të MASHTRUESE..."/ Policia apel qytetarëve: Mos i klikoni linket

"RAMA NË BURG"/ Shqiptarët protestë edhe në Hagë, thirrja e vogëlushit: Shqipëria është e jona Aktualitet

"RAMA NË BURG"/ Shqiptarët protestë edhe në Hagë, thirrja e vogëlushit: Shqipëria është e jona

AKSIDENT NË AKSIN MORINË-KUKËS/ Makina përplaset me trafikndarësen, pamje nga vendngjarja Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN MORINË-KUKËS/ Makina përplaset me trafikndarësen, pamje nga vendngjarja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT