• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BLLOKADË NË DERË TË GJYKATËS/ Grupi i “Lilit të Rushkës” biznesmenit: Nëse nuk tërhiqesh, do të vrasim ty dhe djalin…
Home
Breaking News

BLLOKADË NË DERË TË GJYKATËS/ Grupi i “Lilit të Rushkës” biznesmenit: Nëse nuk tërhiqesh, do të vrasim ty dhe djalin…

29 August, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“…nëse nuk tërhiqesh nga dëshmia, do të vrasim ty dhe djalin tënd…”. Këto janë fjalët që Ilir Berberi ose siç njihet ndryshe në Pogradec si “Lili i Rushkës”, i ka thënë biznesmenit Jetmir Muçllari alias Çekiçit, teksa ky i fundit i ishte përgjigjur pozitivisht fletë-thirjes së gjykatës, për të shkuar dhe dëshmuar në një proces gjyqësor kundër Mariglen Topuzit, të akuzuar për djegien e makinës “BMWX6” në pronësi të Johan Muçllarit.

Jetmir Muçllari, është biznesmen në Pogradec dhe zotëron hotel “Voloreka” në Drilon. Sipas burimeve të policisë ai ka pasur më parë mbiemrin “Çekiçi”, por e ka ndryshuar në Muçllari, pasi nga informacionet, i ndruhej një hasmërie, pasi në vitin 2010, Jetmirit, i kanë vrarë djalin e xhaxhait Festim Çekiçi. Ndërkohë kërcënimi me jetë dhe krijimi i bllokadës përpara derës së gjykatës së Pogradecit, ishte organizuar në 10 shkurt 2020 nga Ilir Berberi, Meard Berberi (Korua), Firdeues Berberi djali i Ilirit, dhe anëtarë të tjerë të bandës së Pogradecit.

Gjithçka ka ndodhur rreth orës 10:40, ku kërcënimet, presionet dhe përplasja fizike mes anëtarëve të bandës e punonjësve të Gjykatës, janë filmuar me telefon nga Jetmit Muçllari alias Çekiçi si dhe kamerat e sigurisë së gjykatës. “…teksa po shkoja para gjykatës, kam vënë re se kishte grumbullime të shumta njerëzish.

Në këtë moment, kam njoftuar sallën operative të Komisariatit të Policisë Pogradec, se disa persona më kishin zënë rrugën dhe nuk më linin të hyja në ambjentet e gjykatës, për të dhënë dëshminë…”. Biznesmeni Jetmit Muçllari alias Çekiçi, ka treguar në polici se përballë gjykatës ishte bërë bllokadë, nga personat që mbështesin Mariglen Topuzin. “…aty kanë qenë Ilir Berberi, djali i tij Firdeues Berberi, Xhuljano Topuzi dhe Meardi Berberi. Mua fillimisht më është afruar Firdeus, të cilin unë e njoh si djalin e “Lilit të Rushkës” dhe pasi më ka kapur nga krahu më ka thënë:”…ti nuk do të futesh për të dëshmuar, pëmdryshe do ta vrasim ty dhe djalin tënd…. Pas Firdeusit, më ka ardhur babai i tij, Ilir Berberi ose “Lili i Rushkës” dhe më ka thënë: “…nuk do të hysh në gjyq, kam ardhur tre herë për të takuar, por nuk më ke pranuar…”. Jetmir Muçllari, ka treguar se më tej Berberi i ka kërkuar që ai të tërhiqte, denoncimin pasi në të kundërtën, do të vrisnin Jetmirin dhe djalin e tij. Por sërish biznesmeni Jetmir Muçllari, nuk i ka vënë shumë veshin fjalëve kërcënuese të tyre, por i ka fotografuar me telefon teksa ecte. Në momentin që Jetmiri, ka tentuar të hyjë në ambientet e brendshme të gjykatës, është afruar Meard Berberi dhe Xhuljano Topuzi dhe i kanë zënë rrugën, duke mos e lejuar të hyjë në ambientet e brendshme të gjykatës.

Sipas Jetmir Muçllarit alias “Çekiçi” nga salla e gjyqit ka dalë prokurori Erjon Pustina si dhe një grua tjetër, punonjëse e gjykatës, dy punonjës policie me uniform dhe përsëri personat që ndodheshin aty, nuk e kanë lejuar të hyjë në sallën e gjyqit, duke bërë bllokadë dhe kërcënuar se do e vrisnin atë dhe djalin e tij. Në korridorin e gjykatës kanë shkuar dhe disa punonjës të tjerë policie, të cilët e kanë lejuar biznesmenin Jetmir Muçllarin, të hyjë në sallën e gjyqit, i cili i ka treguar gjykatës dhe prokurorit të çështjes atë çfarë kishte ndodhur në korridor. Mirëpo gjatë seancës gjyqësore, Jetmir Muçllari, nuk ka mundur të dëshmojë më tej, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike që ndodhej.

Gjatë pyetjes në polici për këtë ngjarje, Jetmir Muçllari, ka dorëzuar dhe disa fotografi të kryera me telefonin e tij, ku ai kishte fotografuar para gjykatës, Ilir Berberin, djalin e tij Firdeues si dhe Xhuljano Topuzin, kushëri me të pandehurin Mariglen Topuzi, që po gjykohej për akuzën e “Shkatërimit të pronës me zjarr”. Njëherësh policia e Pogradecit ka sekuestruar dhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë, të gjykatës së Pogradecit, nga ku ka rezultuar se Ilir Berberi ose siç njihet ndryshe në Pogradec si “Liri i Rushkës”, djali i tij Firdeus Berberi, Meard Berberi dhe Xhuljano Topuzi i kanë zënë rrugën dëshmitarit, Jetmir Muçllari, në kohën që ky i fundit, do të futej në ambientet e gjykatës.

Edhe pas daljes së punonjësve të policisë, Sefe Kotka dhe Besmir Nuredini si dhe prokurorit Erjon Pustina, nga salla e gjykatës, ata përsëri kanë tentuar të pengojnë dëshmitarin, Jetmir Muçllarin, për të mos lejuar futjen e tij në ambientet e gjykatës, duke u shtyrë në këtë mënyrë edhe me punonjësit e policisë së burgjeve, Besmir Nuredini dhe punonjësit e policisë së rendit pranë gjykatës Sefe Kotka.

Nga kjo përplasje fizike, prokuroria e Pogradecit, ka bërë menjëherë ndalimin në flagrancë të Firdeus Berberi, Meard Berberi, Ilir Berberi dhe Xhuljano Topuzi për akuzën e “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” e kryer në bashkëpunim, “Kundërshtimit të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo shërbim publik” e kryer në bashkëpunim dhe “Kanosjes për të mos dëshmuar” e kryer në bashkëpunim.

Për këtë ngjarje gjykata e Pogradecit, ka caktuar masën e arrestit në burg për Xhuljano Topuzin dhe arrest shtëpie për Firdeus Berberin. Ndërsa janë lënë të lirë Meard Berberi dhe Ilir Berberi. Por 7 muaj nga kjo ngjarje dhe dy muaj pas daljes nga burgu i Mariglen Topuzit, ka dyshime të forta se këta persona, kanë goditur me 85 plumb kallashnikovi, në datën 1 gusht dhe 8 gusht 2020 hotel “Voloreka” në Drilon, që është në pronësi të Jetmir Muçllarit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUTHJE DHE PËRQAFIME NË ASHENSOR/ Erosi sapo bëri gjestin më të ëmbël për Oriolën dhe na la pa fjalë (FOTO)
Previous article LAPRAKA ME FUSHË TË RE SPORTIVE/ Veliaj: E mbajtëm fjalën, së shpejti përfundojnë dy shkollat e reja

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA NGJARJA NË KURBIN/ 22-vjeçari i plagosur u dërgua në spital nga vëllai, ja dëshmia e tij Aktualitet

DETAJE NGA NGJARJA NË KURBIN/ 22-vjeçari i plagosur u dërgua në spital nga vëllai, ja dëshmia e tij

DIGJENT MALI I ÇIPINIT/ Era e fortë përkeqëson situatën e zjarreve, autoritetet thirrje banorëve të zonës: Tregoni kujdes Aktualitet

DIGJENT MALI I ÇIPINIT/ Era e fortë përkeqëson situatën e zjarreve, autoritetet thirrje banorëve të zonës: Tregoni kujdes

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT