Avokati i Adriatik Llallës, Sokol Hazizaj, thotë se ndaj këtij të fundit nuk ka nisur asnjë procedim penal. “Mbi ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla nuk ka asnjë procedim penal të regjistruar në asnjë nga Prokuroritë e Republikës”, tha Hazizaj për Tesheshi.com, gjë që në fakt nuk është e vërtetë, pasi Prokuroria e Durrësit ka nisur prej kohësh hetimet ndaj tij.
I pyetur për aludimet se Llalla do të arrestohet, ai tha: “Unë nuk di ç’të them për lajmet që dalin. Si përfaqësues ligjor i z. Llalla mund të deklaroj qartësisht se nuk është regjistruar asnjë procedim qoftë penal qoftë jo penal ndaj tij”.
Ditët e fundit portalet e afërta me PD-në dhe LSI-në kanë shkruajtur se Llalla do të arrestohet brenda së martës.
Atoj e kanë paralajmëruar arrestimin e tij, jo për shkak të përfshirjes në veprimtari të dyshuara korruptive, por si hakmarrje të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, për të treguar kështu, se këtu drejtësia do të vazhdojë të bëhet me urdhra nga lart.
Si është e vërteta?
Avokati Sokol Hazizaj si një jurist me përvojë, sigurisht që paguhet për të amortizuar dhe shuar zërat kundër klientit të tij VIP. E këtu ska asgjë të keqe, përkundrazi ai është në fushën e tij.
Por le ti marim gjërat me radhë:
Ajo që është thënë deri tani është shumë e qartë: Adriatik Llalla është zyrtarisht nën hetim. Pse nuk e përgënjeshtron avokati i nderuar këtë fakt?
Pyetje tjetër:
A është e vërtetë që dosja e klientit të tij mban numrin 447 në Prokurorinë e Durrësit?
Nëse PO, atëherë klienti Juaj, është proceduar. Pasi Ju e dini shumë mirë i nderuar ish zv. ministër i Drejtësisë, se nuk mund të ketë numër dosje, nëse nuk ka procedim penal. Procedimi penal regjistrohet gjatë, ose në përfundim të hetimeve.
Pyetjet e fundit:
Nëse nuk do të ishte i proceduar klienti Juaj që është gjithashtu jurist edhe vetë, atëherë përse do të kishte nevojë ai si ish Prokuror i Përgjithshëm që të pajtonte një avokat, nga më të mirët në Shqipëri?!
Edhe nëse ndaj Adriatik Llallës nuk do të kishte proçedim por vetëm thjeshtë hetime, as kjo nuk e pengon arrestimin e tij të mundshëm. Sepse regjistrimi i procedimit, sipas Kodit të Procedurës Penale mund të bëhet në të njëjtën ditë me arrestimin.
Përgatiti: Alpenews.al


