Policia e Vlorës dhe RENEA kanë vijuar kontrollet e imtësishme për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Ditën e sotme, kontrollet janë përqendruar në Selenicë.
Aksioni ka nisur që mbrëmjen e djeshme, pas arrestimit të Xhevahir Jonuzit, të shumëkërkuarit për një vrasje të ndodhur në vitin 1999. RENEA pritet të kryejë të tjera arrestime të personave të shpallur në kërkim, megjithatë deri më tani operacioni nuk është konkretizuar me vënien të pranga të një të dënuari që i ka “shpëtuar” burgut.