• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Blerja më e madhe në histori! Një tjetër shtet armatoset rëndë se ka frikë nga Rusia
Home
Nderkombetare

Blerja më e madhe në histori! Një tjetër shtet armatoset rëndë se ka frikë nga Rusia

31 March, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Blerja më e madhe e armatimeve në historinë e Polonisë dhe shprehja e kushtueshme e një nevoje në rritje për siguri: Polonia dhe SHBA-ja nënshkruan një marrëveshje për disa raketa “Patriot”.

Blerja më e madhe e armatimeve në historinë e Polonisë: Varshava nënshkroi kontratën e blerjes nga SHBA-ja për dy sisteme raketash tokë-ajër të tipit “Patriot”.

“Polonia dhe SHBA, Polonia dhe partnerët e NATO-s konfirmojnë kështu bashkësinë e tyre të vlerave dhe vullnetin e tyre për mbrojtjen e përbashkët të gjitha vendet anëtare të NATO-s”, tha kryeministri Mateusz Morawiecki.

Sipas Ministrisë Polake të Mbrojtjes Polonia do të furnizohet deri në vitin 2022 me sisteme armatimi me vlerë prej 4,7 miliardë dollarësh. Polonia dëshiron të blejë deri në vitin 2024 tetë sisteme “Patriot”. Negociatat për pjesën e dytë të marrëveshjes janë duke u zhvilluar. Presidenti Andrzej Duda u shpreh gjatë nënshkrimit të kontratës për një moment historik. Tani Polonia ka akses në armët më moderne.

Dy të tretat e pajisjeve të ushtrisë polake datojnë në periudhën 1991 pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe shpërbërjes së Paktit të Varshavës. Pas aneksimit rus të Krimesë në vitin 2014, Varshava e përshpejtoi modernizimin e forcave të saj të armatosura.

Polonia dhe Shtetet e Bashkuara ranë dakord mbi marrëveshjen e armëve kur Presidenti i SHBA Donald Trump vizitoi Varshavën në korrik 2017. Qeveria e SHBA-së dha dritën e gjelbër në dhjetorin e kaluar. Kontraktuesit kryesorë janë kompanitë amerikane të mbrojtjes Raytheon, Lockheed-Martin dhe Northrop Grumman.

Në Evropën Lindore po shtohet frika prej Rusisë

Sistemet e armatimit “Patriot” do të jenë pjesë e mbrojtjes së Polonisë kundër një agresioni të mundshëm nga Rusia. Që nga fillimi i krizës në Ukrainë anëtarët lindorë të BE-së dhe të NATO-s, Polonia, Estonia, Letonia dhe Lituania ndihen gjithnjë e më të kërcënuar nga Moska.

DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kur është krah kësaj femre, Ledri Vula nuk rri dot serioz (FOTO)
Previous article Brenda 5 vitesh euro do të bëhet një gjë e të shkuarës, paralajmërimi i frikshëm

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë” Botë

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë”

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor Botë

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut Botë

PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT