Blerim Xhemaili ka kërkuar të largohet nga skuadra e tij nga liga MLS e SHBA-së, Montreal Impact, për t’u kthyer në Serie A.
Xhemaili dëshiron të kthehet te Bologna, sipas drejtorit sportiv i Bologna, Marco Di Vaio.
“Lojtari e ka bërë këtë kërkesë dy muaj më parë dhe jemi duke e vlerësuar situatën. Montreal e ndërroi trajnerit prandaj edhe vendimi ende nuk është marrë”, ka thënë Di Vaio për Mediaset, transmeton Express.
Xhemaili, 31-vjeçar, u largua nga Serie A në maj, për të nisur një epokë të re në karrierën e tij në Kanada.
Përfaqësuesi i Kombëtares së Zvicrës i ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë 12 asiste në 25 ndeshje, por thotë se i mungon Italia.
Edhe Bologna edhe Montreal Impact udhëhiqen nga i njëjti person, italiano-kanadezi Joey Saputo.