Bleona Qerreti gjithmonë është shfaqur në super formë.
Këngëtarja Bleona Qereti ka publikuar në rrjetet sociale disa pamje ku duket pa make-up.
Kaq natyrale, ajo nuk është parë ndonjëherë.
Edhe pse shumë tërheqëse dhe në qendër të vëmendjes Bleona duket se betejën me vitet e paska humbur disi. Fytyra e saj duket e lodhur dhe rrudhat kanë filluar të shfaqen.
Nga publikimet Bleona na ka treguar se sa kohë i merr përgatitja për një natë jashtë shtëpisë.
Këngetarja është duke zhvilluar karierën e saj artistike jashtë vendit.