Bleona Qereti me sa duket është gjithnjë e më pranë realizimit të ëndrrës.
Kohët e fundit ajo shikohet pranë miliarderit italian dhe nuk ka plan t’i ndahet. Kur postoi foton e saj të parë me miliarderin italian Remo Ruffini ajo u shpreh: “Unë jam e shtrenjtë, dua një burrë miliarder”.
Ruffini është biznesmen dhe njëherësh, aksioner i markës prestigjioze “Moncler”.
Bleon ka kaluar pushimet dimërore krah tij dhe nuk ka nguruar ta cilësojë këtë si periudhen më të bukur dhe krah fotove ka shkruar ‘dashuri’.
Nuk dihet nëse ka një lidhje mes tyre apo thjeshtë miqësi, pavarësisht faktit se Bleona kujdeset që t’a prezantojë me krenari.