Bleona Qereti gjithmonë kap jackpot, në kazino apo në jetë dhe ju bëni mirë të mësoheni me këtë fakt. Ajo ka dokumentuar vizitën e saj të fundit në kazino në Instagram dhe fitoi plot 23 mijë e 25 dollarë, sepse gjithçka që ajo bën është të fitojë, pavarësisht çdo gjëje.
Dhe realisht, sa janë gjasat që dikush të hyjë në kazino dhe të dalë prej andej 23 mijë dollarë më i pasur? Jua themi ne, shumë më të rralla se të dalësh 23 mijë dollarë më i varfër.
“Ku*vat bëjnë shumë gjëra për 20 mijë dollarë, unë thjesht shtyp butona zemra,” dëgjohet të thotë Bleona, në videon e xhiruar nga Angela Martini, që ishte pranë këngëtares bashkë me partnerin e saj, Dragos Savulescu gjatë aventurës së tyre në Las Vegas.
Dhe siç u fituan ato para do fluturojnë nga xhepi i Bleonës: nesër është ditë blerjesh!






