• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BLEDI LUMANI/ “Qytetari dixhital” i Doktor Berishës, dy vendime gjykatash dhe media në mes
Home
Blog

BLEDI LUMANI/ “Qytetari dixhital” i Doktor Berishës, dy vendime gjykatash dhe media në mes

17 March, 2019 F.autor Blog

Nga Bledi Lumani

Një ditë para 11-vjetorit të krimit shtetëror të Gërdecit, Gjykata e Floridas, në mënyrë ironike ka nxjerrë një vendim të marrë në muajin dhjetor, për Shkëlzen Berishën.

Ajo hidhte poshtë pretendimet e djalit të Sali Berishës, ngritur në një padi ndaj gazetarit Guy Laëson, se ai nuk ishte i përfshirë në krimin shtetëror të Gërdecit.

Vendimi, përveçse një shuplakë për Shkëlzen Berishën, ishte një shpullë e fortë edhe për drejtësinë shqiptare, e cila, 11 vjet pas këtij krimi, jo vetëm që nuk ka dënuar asnjë nga përgjegjësit kryesorë të saj, por as nuk i ka hetuar.

Gazeta TemA ka mundur ta sigurojë këtë vendim dhe e ka publikuar të plotë atë.

Në të njëjtën ditë që Gjykata e Floridas publikonte vendimin për Shkëlzen Berishën, në Tiranë publikohej një tjetër vendim gjykate, shumë më i  parëndësishëm, por që thotë shumë për kontrollin mbi median në Shqipëri.

Ishte vendimi për divorcin e ish-deputetes së Partisë Demokratike, Grida Duma.

Si vendimi i parë, marrë në Florida, edhe ai i dytë, marrë në Tiranë, përbënin jo vetëm lajm, por edhe kurozitet në rastin e dytë, për faktin se bëhej fjalë për një politikane që del përditë në TV dhe portale, më shumë se dhe vetë kryetari i saj i partisë, Lulzim Basha.

Çuditërisht, të dyja lajmet u zhdukën nga mediat dhe portalet shqiptare, me përjashtim të shumë pak prej tyre.

Këtu nuk flas për mediat e financuara nga djali i Sali Berishës, se ato natyrisht nuk kanë se çfarë thonë, por për ato media që konsiderohen si më seriozet dhe të besueshmet në vend, për aq sa mund të besohen mediat shqiptare.

Fjala vjen, “Zëri i Amerikës” arrin të sigurojë përgjime në Tiranë për shit-blerje votash, por i “shpëton” ky vendim nga Amerika, që flet për djalin e Berishës dhe krimin shtetëror të Gërdecit.

Dhe kur vendimi del në dritë, nuk e përmend asgjëkundi. Ashtu si Top Channel, që të enjte me të drejtë kishte bërë një reportazh prekës për Gërdecin dhe na sillte rrëfimet e fëmijëve të mbijetuar, por një ditë më pas, nuk denjon të nxjerrë vendimin për njeriun që akuzohet si përgjegjësi kryesor, për lënien jetim të atyre fëmijëve.

Nuk po rri të përmend mediat e tjera me radhë, por e dini se çfarë “lajmi” kishin nxjerrë ditën që publikohej vendimi për Shkëlzen Berishën dhe Grida Dumën?

Një portal p.sh, kishte titull kryesor: “Ja çfarë nuk duron dot Shkëlzen Berisha nga Armina Mevlani”.

Ndërsa një tjetër: “Armina Mevlani si rrallëherë më parë! Publikon foton ku shfaqet me flokët e saj natyralë”.

Më qesharak ishte rasti i Grida Dumës, për të cilën, ditën që u nda nga burri, nuk jepej lajmi i divorcit, por “fakti” se ajo kishte një karakteristikë kryesore në veshjen e saj, një rrip që e mbante në mes.

Janë pikërisht këto media, që gdhihen e ngrysen me “qytetarin dixhital” të Sali Berishës, duke botuar monstuozitetet dhe fantazitë e një njeriu, që vetëm i besueshëm nuk mund të jetë, pasi është kapur dhjetra herë duke mashtruar paturpësisht dhe duke mos mbajtur përgjegjësi për thashethemet që nxjerr në Facebook-n e tij, por nuk gjejnë asnjë copë vend, qoftë edhe fshehtazi, për të nxjerrë vendimin për të birin e tij.

Dhe pastaj del e ulëret Sali Berisha, se mediat janë kapur nga Edi Rama!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MILAN-INTER/ "Kuqezinjtë" në formë fantastike, "Zikaltërit" me probleme (FORMACIONET ZYRTARE)
Previous article ILIR YZEIRI/ Tri anët qesharake të protestës

F.autor

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT