• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BJELLORUSI/ OSBE-ja emëron ekip ekspertësh për hetimin e zgjedhjeve…
Home
Nderkombetare

BJELLORUSI/ OSBE-ja emëron ekip ekspertësh për hetimin e zgjedhjeve…

18 September, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Shtatëmbëdhjetë vende anëtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) kanë emëruar një ekip të pavarur ekspertësh për të hetuar pohimet për shkelje në zgjedhjet presidenciale të gushtit në Bjellorusi, tha Danimarka.

“Në thelb, misioni ka të bëjë me kërkim llogarie ndaj autoriteteve të Bjellorusisë që janë përgjegjëse për shkeljet e rënda të së drejtës së popullit bjellorus për zgjedhje të lira dhe të ndershme, liritë themelore dhe një shtet funksional të së drejtës”, thuhet në një deklaratë të Ministrit të Jashtëm danez, Jeppe Kofod.

Misioni pritet të publikojë një raport brenda gjashtë deri tetë javësh, tha ministria e jashtme daneze.

Ekipi i ekspertëve të pavarur do të hetojë njoftimet për përndjekje të kandidatëve, gazetarëve dhe aktivistëve si dhe përdorimin e tepruar të forcës kundër protestuesve paqësorë, ndalimet dhe torturat e paligjshme.

Presidenti Alexander Lukashenko thotë se ai i fitoi zgjedhjet në mënyrë të drejtë dhe është viktimë e një fushate të shpifjeve nga perëndimi.

Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab
Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab

Duke folur gjatë një vizite në Uashington, Sekretari i Jashtëm Britanik Dominic Raab tha se ai beson se plani i Lukashenkos dhe mbështetësit të tij kryesor, Presidenti rus Vladimir Putin, është që të presin dhe të mos bëjnë asgjë.

“Kur të marrim përgjigjet nga ekipi i ekspertëve të pavarur, mendoj se do të jetë shumë e vështirë për Lukashenkon që të vazhdojë sikur kemi të bëjmë me një situatë normale”, tha Sekretari Raab në një diskutim në organizatën e Këshillit Atlantik, duke iu referuar misionit të sapoemëruar të OSBE-së.

“Unë dyshoj se ata do të përpiqen, dhe gjëja thelbësore në atë pikë do të jetë veprimi që bashkësia ndërkombëtare do të ndërmarrë”, tha zoti Raab, duke shtuar se duhet të ketë hapësirë për dialog nën mbikqyrjen e OSBE-së, ose “regjimi i Moskës dhe ai i Bjellorusisë do të përballen me kosto nëse nuk lëvizin në këtë drejtim”.

Misioni i OSBE-së nuk ka të ngjarë të ketë qasje në Bjellorusi. Minsku pengoi dërgimin e vëzhguesve të OSBE-së në zgjedhjet presidenciale, duke mos i ftuar ata dhe ka injoruar ofertat e përsëritura nga kryesuesi i radhës i OSBE-së, kryeministri shqiptar Edi Rama, për të vizituar vendin.

Vendet anëtare të OSBE-së që mbështesin misionin në Bjellorusi janë Danimarka, Belgjika, Kanadaja, Estonia, Finlanda, Franca, Islanda, Letonia, Lituania, Holanda, Norvegjia, Polonia, Rumania, Sllovakia, Britania e Madhe, Republika Çeke dhe Shtetet e Bashkuara.

OSBE-ja, një organizatë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe sigurisë, përbëhet nga 57 vende, përfshirë Rusinë.

Dënohet ndërperja e pajustifikuara e internetit

29 vende përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë lëshuan një deklaratë të përbashkët të enjten, në të cilën dënohen njoftimet për ndërprerjen e internetit nga qeveria e Bjellorusisë pas zgjedhjeve presidenciale “të manipuluara” të muajit të kaluar.

“Ndërprerja, bllokimi apo filtrimi i shërbimeve (të internetit) në mënyrë të pajustifikuar kufizon të drejtat për tubim paqësor dhe lirinë e shprehjes, veçanërisht kur ato nuk janë të bazuara në procedura të drejta dhe transparente”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CIKLONI PO AFROHET ME GREQINË/ Flet meteorologia: Ja ndikimi i tij në Shqipëri
Previous article DOSSIER/ “Kush i’a hoqi aparatin që e mbante në jetë në spital…”, dëshmia e rrallë: Ja ku dyshonte Bilal Xhaferri kur i dogjën...

s.autor

Postime të ngjashme

NGJARJET NË CEUTA VËNËNË ALARM BE-në/ Von der Leyen: Duhet të mësojmë nga gabimet Botë

NGJARJET NË CEUTA VËNËNË ALARM BE-në/ Von der Leyen: Duhet të mësojmë nga gabimet

INCIDENTI NË CEUTA/ Sanchez: Ndalimi i Shengenit i diktuar nga injoranca ose interesat politike Botë

INCIDENTI NË CEUTA/ Sanchez: Ndalimi i Shengenit i diktuar nga injoranca ose interesat politike

NUK NDALET LUFTA/ Irani godet në Hormuz, Trump kërkon rrugëdalje Botë

NUK NDALET LUFTA/ Irani godet në Hormuz, Trump kërkon rrugëdalje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT