• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Biznesmeni porositi vrasjen e gruas, zbulohet pas 2 vitesh kush ishte ekzekutuesi. DETAJE
Home
Breaking News

Biznesmeni porositi vrasjen e gruas, zbulohet pas 2 vitesh kush ishte ekzekutuesi. DETAJE

24 January, 2018 Q.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy vjet pas vrasjes së Suela Sulajt nga Shkodra, e cila u gjet e pajetë në tualetin e mobilierisë së të shoqit, Policia e Shkodrës ka arrestuar një tjetër person si bashkëpunëtor në të.

Ai është Fatjon Karmeshtna, 35 vjeç. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për vrasjen e bujshme të Sulajt. Fillimisht, për të u tha se u vetëvra, por ekspertiza mjekoligjore provoi se viktima ishte mbytur.

Madje, Policinë e ka lajmëruar bashkëshorti i saj, Sadetin Sula, i cili është i arrestuar dhe për të ka një proces gjyqësor te Krimet e Rënda. Hetimet tregojnë se Sula ishte personi që qëndron pas vrasjes, së bashku me Karmeshtën, që rezulton se ka qenë punëtor në fabrikën e tij.

“Panorama” disponon urdhrin e plotë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku jepen detaje hetimore se Sula porositi vrasjen e bashkëshortes së tij, ndërsa ekzekutuesi ishte Karmeshtna.

VRASJA

Sipas dosjes hetimore, viktima u gjet e pajetë më 18 prill të vitit 2016, në orën 12:30, në fshatin Melgushë të Shkodrës. Trupi u gjet në tualetin e mobilierisë, në të cilën viktima ishte bashkëpronare. Ajo ishte shoqëruar në punë nga bashkëshorti i saj, Sadetin Sula, i cili më pas është kthyer në qytetin e Shkodrës. Deri në atë moment, rasti ishte konsideruar si vetëvrasje, por ekspertët mjekoligjorë arritën në konkluzionin se ajo ishte mbytur me duar nga një person. Më datën 7 prill 2017, nën akuzë u vu Sadetin Sula, i cili akuzohet për “vrasje me dashje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Motivi i vrasjes dyshohet se ka qenë xhelozia. Por në zbulimin e mënyrës se si u krye krimi ndihmuan tabulatet telefonike. Nga to rezultoi se Sadetin Sula fliste shpesh me punëtorin Karmeshtna për gruan e tij dhe xhelozinë.

TESTI I ADN-SË

Marrja në pyetje e të arrestuarit për vrasjen tregoi se ai ishte shumë konfuz në dëshminë e tij. Për këtë arsye u ngritën dyshime se Karmeshtna ishte ekzekutori i krimit të porositur nga Sadetin Sula. Për këtë u krye një aktekspertim biologjik i një shisheje uji në vendin e ngjarjes, nga e cila u përftua profili gjenetik që përputhet me të arrestuarin. I njëjti rezultat u dha edhe nga analizat e ADN-së së kampionëve të marra nga thonjtë e viktimës, ku u përftua i njëjti profil gjenetik me të arrestuarin. Nga kjo rezulton se viktima është vrarë nga Karmeshtna dhe ka bërë rezistencë. Ai e ka mbytur Suela Sulën duke i vënë duart në fyt, ndërsa kjo e fundit ka bërë rezistencë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Konsumoni çokollatë, ju bën më të lumtur
Previous article Boll me manipulime! Shenjat që tregojnë se lidhjes tuaj duhet t'i jepni fund

Q.Autor

Postime të ngjashme

U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos... Aktualitet

U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos...

"DO TË VRAS, NUK DO TA SHOHËSH DJALIN..."/ Zbardhen BISEDAT e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin Aktualitet

"DO TË VRAS, NUK DO TA SHOHËSH DJALIN..."/ Zbardhen BISEDAT e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin

24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit Aktualitet

24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT