Shqipëria njihet si një nga vendet ku njerëzit të cilët kanë prirje homoseksuale, nuk kanë ende guzimin ta pranojnë hapur këtë gjë pasi paragjykimi është i madh. Por ka edhe nga ata që e pranojnë edhe publikisht dhe ftohen gjithashtu në panele të ndryshme televizive ku diskutojnë mbi këtë temë.
Njëri prej tyre është edhe biznesmeni i njohur Elton Ilirjani. Ai ka folur shumë herë në lidhje me prirjet e tij homoseksuale dhe madje është shprehur se në Shqipëri ka politikanë dhe biznesmenë të fuqishëm të cilët kanë të njëjtat prirjet si ai, por që nuk kanë guzim të flasin për të.
I ftuar së fundmi në emisionin “Trokit”, Ilirjani zbuloi disa detaje rreth jetës së tij private, duke treguar se kishte pasur vetëm 2 lidhje të gjata. Përsa u përket politikanëve shqiptarë, ai tregoi një rast konkret.
“Vite më parë një ministër kishte të dashur shoferin e tij. I gjithë dikasteri e dinin, e përshpërsnin, por ai nuk e pranonte,”– u shpreh Ilirjani. Dy moderatorët u munduan t’i zbulonin ndonjë emër në veçanti, por ai u shpreh se nuk mundej, pasi kjo do të ishte një shkelje e privatësisë.


