Biznesmeni Nikollaq Bollano është gjetur i plagosur rëndë në rrugë në orët e vona të mbrëmjes së të dielës, 2 qershor në Himarë.
45-vjeçari është gjetur pranë hotelit të tij me dëmtim të rëndë në kokë.
Dyshohet se ka rënë nga ballkoni i hotelit të tij në Himarë duke marrë dëmtime të rënda.
Pamje nga momenti, kur policia i ka shkuar në ndihmë biznesmenit 45- vjeçar.
Pamje nga momenti, kur policia i ka shkuar në ndihmë biznesmenit 45- vjeçar.
Menjëherë i është dhënë ndihma e parë në spitalin e Himarës dhe më pas është transportuar në Tiranë.
Më datë 02.06.2024, rreth orës 23:00, në lagjen “Spille”, Himarë, shtetasi N. B., 51 vjeç, dyshohet se në efektin e alkoolit, ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij. 51-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Sipas mjekut të Himarës, Bollano ka traum cerebrale dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.