• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BIZNESI I DROGËS/ Publikohen përgjimet e shqiptarit me bosin e Cosa Nostra: I premtoj fitim 300 mijë euro dhe… (EMRI+DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

BIZNESI I DROGËS/ Publikohen përgjimet e shqiptarit me bosin e Cosa Nostra: I premtoj fitim 300 mijë euro dhe… (EMRI+DETAJET)

18 February, 2022 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Ai ishte autorizuar të kthehej në Palermo për të marrë pjesë në dasmën e djalit të tij Filippo Marco. Giuseppe Guttadauro do të kishte shfrytëzuar rastin për të diskutuar mbi biznesin e drogës. Ai nuk i kishte bërë llogaritë me Carabinieri del Ros dhe virusin spiun të injektuar në celularin e tij. Dhe kështu mes një pjate të parë dhe të dytë, Guttadauro diskutoi në një mënyrë të qetë mbi trafikun e drogës.

Ishte 22 gusht 2018. Karabinierët del Ros e kishin ndjekur prej disa kohësh. Ata kishin zbuluar se shefi i Brancaccios nuk kishte ndërprerë kontaktet me Fabio Scimò, i cili kishte mbetur në Palermo për të menaxhuar zonën, deri në ditën e arrestimit. Pikërisht në këto përgjime flitet edhe për një shqiptar nga Vlora që ka lidhje të forta në Ekuador dhe që i premtonte fitimin e 300 mijë eurove brenda një dite. Ai deklaronte se kishte një familje të fuqishme në Vlorë.

Sipas hetimeve, në Romë “kumbari” takoi trafikantin shqiptar Besart Bersni Memetaj, të cilit, ish-kapoja e Palermos i ishte drejtuar për ta ndihmuar që të merrte një diplomë false në stomatologji për djalin e tij, e sigurisht në Shqipëri.

Në dosjen e përgjimeve del shqiptari Mehmetaj, ka treguar se i përket një familjeje të fuqishme të krimit të organizuar.

Trafikanti shqiptar shprehej po ashtu se ishte në gjendje të trafikonte ngarkesa prej dhjetëra kg drogë në të njëjtën kohë dhe mund t’i shiste ato brenda ditës.

Shqiptari krenohej që kishte kontakte me krimin e organizuar. Projekti përfshinte transportimin e 10 kg drogë në çdo udhëtim ajror që shqiptari ishte gati ta shiste për 300,000 euro.

Guttadauro ishte rikthyer tek mafia e Palermos ku së bashku me klanet Bagheria dhe Roccella po krijonte një linjë të trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut dhe shqiptari Mehmetaj ishte ai që do të bënte transportin dhe furnizimin me drogë. Grupi i drejtuar nga Guttadauro kishte dërguar në Brazil përmes një stjuardese rreth 300 mijë euro sapo dërgesa e drogës që vinte nga Amerika e Jugut të mbërrinte në Holandë.

Guttadauro, megjithatë, preferoi që edhe Palermitanët të përfshiheshin në marrëveshje. Njerëz të besueshëm. Dhe këtu janë dy eksponentë të njohur të Cosa Nostra-s, të cilët prej vitesh janë zhvendosur në Milano. Dhe ky është Antonino Zacco, i mbiquajtur “Nino i bukuri” dhe djali i tij Carlo, “shumë afër – thonë hetuesit – me krimin e organizuar kalabrez”. SHQIP

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANKTH DHE EMOCION/ Të kuruar deri në detaje, finalistët në një studio tjetër
Previous article CERTIFIKATË VAKSINIMI NË AMBIENTE TË MBYLLURA? Rama publikon pamjet nga Këshillimi Kombëtar (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

QYTETARËT 3 JAVË NË PROTESTË/ Lexohet lista me kërkesat drejtuar Ramës: Dorëheqje, qeveri teknike e kufizim të ushtrimit... Aktualitet

QYTETARËT 3 JAVË NË PROTESTË/ Lexohet lista me kërkesat drejtuar Ramës: Dorëheqje, qeveri teknike e kufizim të ushtrimit...

TENSIONE PARA BASHKISË SË DURRËSIT/ Banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit Aktualitet

TENSIONE PARA BASHKISË SË DURRËSIT/ Banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark... Aktualitet

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT