Bitcion ka arritur vlerën e re, më të lartën që ka pasur ndonjëherë, duke kaluar atë në më shumë se 5 mijë dollarë për herë të parë në historinë e tij.
Në orët e para të këtij mëngjesi, Bitcoin ka arritur këtë shifër të lartë të vlerës së dollarit.
Nga ora 9 e 20 , kriptomonedha është duke u tregtuar afër 6.5 përqind në ditë, duke arritur vlerën e 5 mijë e 136 dollarëve siç edhe bëhet e ditur nga një ilustrim i publikuar në Business Insider.
Vlera e një Bitcoin është rritur për më shumë se 750 dollarë vetëm javën e kaluar. Kjo nënkupton se interesi për të investuar në këtë monedhë është rritur nga bankat investuese.